Arbana Osmani, sot, ka postuar një foto të re, ku sërish shumica e pyetjeve të ndjekësve ka qenë për kohën kur do të fillojë Big Brother. Ende nuk është bërë publike, por përgjigjja e Arbanës ndaj një komenti të Xhemit, ka treguar që tani jemi dhe një hap më pranë fillimit të spektaklit.
Ndërsa kolegia e ngacmon pse nuk i kishte dhënë një kafe, Arbana i përgjigjet “aaaa kam pas spotin sot”, shkruan “Class”. Dhe të gjitha shanset janë që të jetë spoti i Big Brother. Zakonisht në spot, zbulohet edhe data, kështu që bëhuni gati.








