Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I përmendën emrin në një status politik, reagon zonja Tefta: Varfëri mendimi, më bëhet qejfi që më ndiqka!

14/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
I përmendën emrin në një status politik, reagon zonja Tefta: Varfëri mendimi, më bëhet qejfi që më ndiqka!

Me siguri këshilltari i Lulzim Bashës, gazetari Edi Lesi nuk ka pasur asnjë synim për të ironizuar zonjën Tefta, kur e ka përmendur atë në një status politik, mirëpo gjithsesi zonjës së njohur për programin e saj të gatimit në televizion, nuk i ka pëlqyer aspak ta shohë emrin e saj në lajmet që janë shkruar me këtë status.





“Jane shfaqur ca aleate qe japin receta cduhet te beje pd, pak te thuhet si zonja tefta qe tregon si gatuhet bifteku dhe ca vlerash kane zarzavatet ne vere. Me shume ngjajne me dermatologet qe te mesojne se dielli i mesdites duhet shmangur. Predikime banale pa asnje te re, pa asnje ide, nderkohe qe leksioni i vetem qe mund te jepnin eshte ti kishin hapur rruge lidershipit te ri ne partite e tyre qe i mbajne ne xhep, si oret e qemotit, prej me shume se dy dekadash”, ishte statusi i Lesit që është e qartë që mund ta ketë me Fatmir Mediun, kryetarin e Partisë Republikane, apo Dashamir Shehin të LZHK-së, të cilët, siç shkruan Panorama në artikullin me titull “Këshilltari i Bashës sulmon aleatët kritikë: Jeni bërë si zonja Tefta që tregon si bëhet byreku”, kanë ngritur fort zërin kundër Bashës.


Sot në mëngjes, Tefta Pajenga, e njohur në publik siç thërritet në program, zonja Tefta, ka reaguar me një status që sigurisht është shumë ndryshe nga gjithë ata që mund të prisnim prej saj.

“Ju kërkoj ndjesë miq për këtë status që nuk është i natyrës time por s’mund të rri pa reaguar ndaj përmendjes së emrit tim!!!!

Më thanë se në faqen e gazetës Panorama, paska patur një shkrim nga një far Edi Lesi i cili i drejtohet aleatëve të PD-së.

Nuk e njoh fare këtë këshilltar, por ai bën mirë që argumentet e tij të mos i gjej te byrekët, biftekët mishi e specat, aq më pak tek emri im. Për këtë varfëri mendimi, e këshilloj të lexojë pak më shumë politikë se ka plot shembuj që mund ta ndihmojnë. Por nga një anë më bëhet qejfi që e ndiqka emisionin tim!!!!”, shkruan zonja Tefta.

Kjo vërteton që politika tani po hyn kudo. Ose që zonja Tefta është kthyer në një personazh e shkëputur nga personi konkret./ Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Maska që rrit flokët deri në 10 cm brenda një muaji

Maska që rrit flokët deri në 10 cm brenda një muaji








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera