Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I riu nga Ballshi 6 vjet i fiksuar pas vajzës që njohu në Facebook

11/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
I riu nga Ballshi 6 vjet i fiksuar pas vajzës që njohu në Facebook

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar nga Ballshi, i cili prej rreth 6 vitesh kishte përndjekur një vajzë nga Tirana, së cilës edhe pse nuk e kishte takuar asnjëherë, vazhdonte t’i sillte shqetësime. I riu, me iniciale E.M., ishte fiksuar keq pas vajzës që kishte njohur në rrjetin social “Facebook”, me të cilën fillimisht kishte komunikuar me mesazhe, por pas fyerjeve, ajo e kishte bllokuar që të mos komunikonte më me të. Duket se ky veprim e ka acaruar të riun, i cili i kishte vënë vetes qëllim që të mos e linte të qetë 22-vjeçaren nga Tirana, N.Sh. Për këtë arsye, ai hapte herë pas here profile false në Facebook dhe i shkruante mesazhe, duke e fyer në mënyrë të vazhdueshme. Sa herë që vajza i bllokonte adresën e radhës, ai sërish hapte një adresë tjetër duke vazhduar me të njëjtin avaz. Këtë histori përndjekjeje, të shoqëruar me fyerje dhe së fundmi edhe me kërcënime, 22-vjeçarja e ka përjetuar për 6 vite rresht, deri sa disa ditë më parë ka vendosur t’i drejtohet Policisë. Ajo ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.2, ku ka dhënë gjeneralitetet e sakta të autorit, nisur nga komunikimi me adresën e parë të tij në Facebook. Gjithashtu ka dorëzuar edhe të gjitha mesazhet që ai i dërgonte prej gjashtë vitesh nga adresa false, me emra dhe fotografi të ndryshme, por që në fund të çdo mesazhi i shkruante emrin e tij. Vajza është shprehur se kjo histori ka nisur që kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeçe dhe duke qenë në moshë shumë të re, nuk ka ditur si të vepronte dhe për këtë arsye nuk i është drejtuar as Policisë. Por, duke qenë se kohët e fundit djali kishte nisur ta kërcënonte me jetë, vajza është frikësuar dhe e ka denoncuar në Polici.






Tags: facebookfiksimi riuvajza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Dasma VIP në Pallatin e Kongreseve, fotot e reja nga ceremonia luksoze

Dasma VIP në Pallatin e Kongreseve, fotot e reja nga ceremonia luksoze








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera