Spektakli i fundit i Ferma VIP solli një moment të papritur që ngjalli reagime dhe buzëqeshje në publik. Gjatë transmetimit LIVE, Nur u shpreh me nota të dukshme dashurie ndaj Albano Bogdos, duke ngritur pyetjen: A po lind një romancë?
I ftuar në Ferma Club, Albano sqaroi gjithçka. Ai theksoi se deklarata e Nur ishte në kuadër të një shakaje mes miqsh. Mes batutash dhe të qeshurash, Bogdo u kujdes të vendosë kufijtë mes rolit të tij si kryeplak dhe ndërveprimeve me banorët e tjerë të fermës.
Por çfarë i tha Nur Albanos?
Me nota humori, Albano tregoi mbrëmë se Nur i ka shprehur dashurinë.
“Jo se po spiunoj, por gjatë publicitetit, Nur tha në sytë e të gjithë fermerëve: Jam e dashuruar me Albano Bogdon. Të vëm ca pikë mbi i, e para shpresoj mos të jetë fallco, e dyta nuk kanë punë këta të tjerët të përfshihen me historinë tonë”, tha Albano.
Gjithashtu Nur pohoi deklaratën e saj, duke theksuar se i kishte pëlqyer shumë parfumi që aktori kishte përdorur.
“Është e vërtetë ajo që tha, sepse herën e parë që erdhi tek ferma për lojën, kishte një parfum shumë të mirë. Kur erdhi herën tjetër e kishte ndryshuar parfumin dhe i thashë unë pse e ke ndryshuar parfumin, vetëm se thashë unë që e kishe shumë të mirë. Kur erdhi sot më tha e kam vendosur parfumin që ke qejf”, tha Nur.








