Raporti mes Gjestit dhe Egli Takos vazhdon të mbetet një enigmë për publikun. Pas disa ditësh të mbushura me emocione dhe deklarata kontradiktore, duket se këngëtari nga Peja po përballet me një betejë të brendshme për të kuptuar se çfarë ndjen realisht për Eglin.
Fillimisht, Gjesti i tha banorës së shtëpisë së famshme se dëshiron të rikthehet siç ka qenë me të dhe e cilësoi si “të dashur”. Por shumë shpejt gjithçka mori një kthesë të papritur. Të mërkurën, ai vendosi të tërhiqej duke i drejtuar asaj disa fjalë që lanë mbresa te publiku:
“E meriton lumturinë e botës, e di se do ta gjesh lumturinë e botës, unë e di”, u shpreh ai me një ton reflektues.
Kjo deklaratë e befasishme ngjalli reagimin e menjëhershëm të Eglit, e cila nuk mund ta kuptonte sjelljen e tij:
“Si ka mundësi të deklarosh një natë përpara se ti je e dashura ime dhe të nesërmen t’i thua të dashurës që do e gjesh lumturinë e botës,” i tha ajo.
Por Gjesti vazhdoi me fjalët që lanë të kuptohet se nuk është më i sigurt në veten e tij dhe të ardhmen e kësaj lidhjeje:
“Ti e meriton një më të mirë se unë, e meriton me qenë e lumtur. Besoj se do ta gjesh. Shumë gjëra të mira do të ndodhin.”
Ndërkohë, Egli ka përsëritur se mes tyre ka pasur më shumë se sa thjesht një afrim emocional duke thënë se ai “e ka puthur edhe disa herë të tjera poshtë jorganit.”
Drama mes tyre vijon të jetë një nga temat më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ndërsa publiku pret me kuriozitet se cila do të jetë lëvizja e radhës.








