Ariana Grande nuk ka kaluar një periudhë të mirë përsa i përket gjendjes së saj emocionale dhe shëndetësore, por përsa i përket karrierës së saj, duhet të themi që është më e suksesshme se kurrë. Ariana publikoi një video në ‘Instagram-in’ e saj ku shfaqet gjatë turneut “Sweetener”. Ka pasur fansa që kanë mbetur pa fjalë nga vokali i këngëtares, ndërsa një pjesë tjetër nuk ka qenë shumë e emocionuar. “Je një këngëtare shumë e mirë dhe të dua shumë, por kjo nuk duket si ‘live’. Më vjen keq”, ka shkruar dikush, mirëpo Ariana-s nuk i ka pëlqyer shumë ky koment, e cila ia ka kthyer duke shkruar: “Këtë mund ta bëj në kuzhinën tënde pa asnjë muzikë, mund ta bëj në ‘Broadway’ (gjë që e kam bërë), mund ta bëj në dush, makinë, kudo. Për këtë arsye jam kjo që jam. Më lër të shkëlqej”. Këtë vit Ariana ka qenë këngëtarja që theu rekorde, megjithatë pak ditë më parë ajo zbuloi se vuan nga ankthi dhe depresioni./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1z5-g2Fl6i/?igshid=18roy3lghr6pu