Princi i vogël i Britanisë së Madhe Goerge, është një ikonë ëmbëlsie por edhe stili. Disa ditë më pare fotografia e tij ku përshëndet Presidentin e Amerikës Barack Obama dhe bashkëshorten Michelle veshur me pizhama, bëri xhiron e botës. Dhe ashtu siç ndodh me veshjet e nënës së tij Kate Middleton, edhe pizhamat e George u shitën menjëherë. Faqja “Femail Fashion Finder” e agjencisë së famshme Daily Mail ka zbuluar se robdëshambri dhe pizhamat që mbante veshur George, dolën në shitje në “My1stYears”, një dyqan ‘online’ për fëmijë. Veshja e George me emrin e tij të qëndisur sipër, u ble për 27 sterlina brenda orës.