Mauro Icardi ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-partneres së tij Wanda Narës. Ish-kapiteni i Interit ka folur me një gazetar të njohur argjentinas, i cili i ka bërë publike bisedat me të dhe është shprehur se nuk do të përmbahet më në deklaratat kundër Wandas.
“Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se nuk ke qenë besnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë. Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra.
Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale”, shkruhej në mesazhin e nisur nga Icardi drejt gazetarit.
Në një intervistë për një media turke, Icardi ka treguar se çfarë Wanda ka bërë me rrjetet e tij sociale, teksa e ka abuzuar dhe fizikisht.
“Ajo më ka abuzuar fizikisht për vite dhe gjithashtu ka abuzuar me rrjetet e mia sociale, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare. Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, tha ndër të tjera Icardi.