Mauro Icardi ka vendosur të flasë më në fund për ndarjen nga ish-partnerja Wanda Nara, duke thënë të “vërtetat” e tij.
“E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj. Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike”, ka thënë ai.
Teksa futbollisti duket se nuk e pranon ndarjen, bukuroshja argjentinase ka nisur një romancë të re. Këngëtari i njohur L-Gante ka deklaruar se ai dhe Wanda po njihen me njëri-tjetrin gjatë programit “La Noche de Mirtha”. “Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin”, ka thënë ai.








