Stina e verës ka arritur dhe zyrtarisht dhe shumë prindër kanë filluar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në parqe të ndryshme, panaire, lokale, festivale dhe vende tjera të famshme. Sidoqoftë, ruajtja e fëmijëve në ngjarje të tilla ku gjenden edhe qindra apo mijëra njerëz tjerë mund të jetë një sfidë e vërtetë për çdo prind, transmeton ‘Telegrafi’. Cherise McClimans, nënë dhe blogere aktive, ka zbuluar një metodë të thjesht dhe efektive se si t’i gjeni të vegjelit tuaj në rast se përzihen diku në mes të turmës. Shkruani frazën “Në rast humbjeje” dhe numrin tuaj të celularit në dorën e fëmijës. Thoni fëmijëve tuaj që në rast se humbin të shikojnë për ndonjë “person të huaj të mirë”, si një nënë e cila është me të vegjelit e saj apo një polic, dhe t’i kërkojnë atyre ta telefonojnë numrin e shkruar në dorë. Gjithashtu, rekomandohet që çdo herë që dilni me fëmijët t’ia bëni ndonjë fotografi atyre, pasi në rast se humbin dhe situata është serioze, fotografia do të mund t’ju ndihmoje shumë në përshkrimin e fëmijëve tuaj, si çfarë kanë veshur, stilin e flokëve etj.