Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Igli Tare, sherr me mbrojtësin e Romës në parking pas derbit. I ndau policia!

06/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Igli Tare, sherr me mbrojtësin e Romës në parking pas derbit. I ndau policia!

Derbi i Romës në Kupën e Italisë është mbyllur të martën me Lacion që është larguar triumfuese nga “Olimpiko” pasi ka siguruar biletën për në finalen e turneut. Por sigurisht që një përballje kaq e nxehtë nuk mund të mbyllej pa incidente. Nëse janë evituar ato në fushë apo në tribunë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pas ndeshjes, ku protagonistë janë bërë mbrojtësi i Romës, Rudiger dhe Igli Tare.





Antonio Rudiger

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e stadiumit, kur Rudiger sapo kishte hyrë në makinën e tij bashkë me bashkëkombësit Emerson, Peres dhe Gerson. Sipas dëshmitarëve që kanë treguar gjithçka për “Il Tempo”, në ato momente pranë makinës kalonte Tare, i cili po shkonte qetësisht drejt automjetit të tij, ndërsa Rudiger i ka thënë diçka.


 

igli tare

Mbrojtësi i ka folur në gjermanisht Tares, i ndërgjegjshëm se drejtuesi shqiptar i Lacios e njeh në mënyrë perfekte këtë gjuhë, meqë ka jetuar dhe luajtur atje për 7 vite. Tare i ktheu përgjigje menjëherë, ndërsa Rudiger doli nga makina duke nisur një përplasje të fortë verbale në gjermanisht me tone të larta. E vetmja gjë që dëshmitarët kanë kuptuar në ato momete ishte thirrja “hajdut” në italisht nga mbrojtësi i Romës ndërsa situata u tensionua ndjeshëm.

Por siç ndodh zakonisht pas ndeshjeve të tilla, në parkingun e stadiumit ishte një prani e ndjeshme forcash rendi të cilat kanë bërë të mundur që palët të mos përplaseshin edhe fizikisht. Gjithçka ka përfunduar me largimin e romanistëve.

lulic rudiger

Rudiger ka qenë një personazh qendror në derbi gjatë këtij sezoni, duke provokuar herë pas herë lacialët. Ai fillimisht dha një intervistë duke deklaruar se nuk e njihte fare si skuadër, duke ndezur derbin gjatë të cilit Strotman lagu me ujë në fytyrë Kataldin dhe nisi një zënkë të madhe në fushë.

roma lacio

Pas atij dueli, Luliç nuk u kursye me frazën “Rudiger shiste çorape në plazh, tani bën si fenomen”, duke përfunduar i dënuar nga komisionet disiplinore, ndërsa Tare i doli i në mbrojtje. “Ishin fjalë të thëna pa u menduar mirë, të nxitura nga ndonjë batutë e tepruar e Rudiger”, tha ai. “Sqarimi” me këtë të fundit, duket se është bërë të martën në parkingun e stadiumit “Olimpiko”. Tani të gjithë presin me padurim episodin e radhës në derbin e kampionatit më 30 prill./ Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Modelja e famshme shqiptare i shpreh dashurinë Dafina Zeqirit: Vdes për ty (FOTO)

Modelja e famshme shqiptare i shpreh dashurinë Dafina Zeqirit: Vdes për ty (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera