Ajo është gjyshja më e famshme në të gjithë Shqipërinë…e për kë mund të bëhet fjalë tjetër veçse për Ijen, gjyshen e aktorit të humorit Bes Kallaku. Ija me humorin që e karakterizon ka arritur të bëjë për vete shumë fansa, ndoshta dhe më shumë se vetë nipi i saj. Së fundmi gjyshja ‘cool’ ka vendosur të bëhet pjesë edhe e rrjeteve sociale. Besi dha njoftimin se gjyshja e tij kishte hapur ‘Instagram’ dhe kërkonte që të gjithë t’i bënin ‘Follow’. Mjaftoi vetëm ky njoftim dhe për 3 orë Ija arriti të kishte 16 mijë ndjekës në ‘Instagramin’ e saj. Por ashtu siç bëjnë shumica e personazheve të njohur vetë Ija ndjek vetëm 9 persona. Normalisht që dy të parët janë nipi dhe nusja, Besi dhe Xhensila Myrtezaj. Më pas Ija ndjek dhe disa nga miqtë më të mirë të Besit: Ermal Mamaqi, Noizy, Blerim Destani, si dhe presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Gjithashtu ajo ndjek edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora. Epo nëse Ija vazhdon me këto shifra me siguri do të jetë personazhi shqiptar më i ndjekur në ‘Instagram’.









