Gjyshja e Bes Kallakut që nga dita e djeshme po bën xhiron e rrjetit pasi hapi Instagram dhe numri i atyre që e ndjekin u rrit në mënyrë të menjëhershme. Sot, aktori ka shpërndarë një video pasi ka qenë në shtëpinë e gjyshes, me një vizitor special. “Ija pret vizita sepse ka hapur Instagram dhe vizitori i parë është presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta” – tha Besi.
“Presidenti qenka katunar si unë, don bukë, djath e raki. Më merr mua si zonjë të parë se Monikën nuk e ke” – i thotë Ija Presidentit, duke shkaktuar kështu të qeshura.
https://instagram.com/p/BdzwjEehSdK/








