Pas ditësh të tëra komentesh, dyshimesh dhe analizash në rrjet, Ikballe Huduti ka vendosur t’i japë fund hamendësimeve rreth mungesës së saj në sezonin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”. Në një reagim të gjatë, ajo sqaron se vendimi për t’u tërhequr ka ardhur në momentet e fundit për arsye familjare tepër delikate.
Huduti zbulon se bashkëshorti i saj është përballur me një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në format. Ajo thekson se në kontratë e kishte të qartë se vetëm një situatë e tillë do ta ndalte nga rrugëtimi i saj, të cilin e kishte parë si një mision për të promovuar vlera morale.
Më poshtë, qëndron i pandryshuar postimi i saj i plotë, ku Ikballja shpreh qartë zhgënjimin, mirënjohjen dhe arsyejet personale që e detyruan të tërhiqej:
Postimi i plotë:
“Faleminderit Olta për këto fjalë të mençura nga shpirti i pastër.
Më vjen keq për disa të tjerë që mendojnë se mund të manipulohet me sëmundjen e dikujt. Sëmundja mallkon gënjeshtarin edhe më shumë.
Bashkëshorti im, para dy muajve ka qenë shumë mirë dhe më ka përkrahur fuqishëm në këtë sfidë të misionit tim.
Vetëm këto tre ditë iu është rënduar gjendja.
Në kontratë kam deklaruar qartë se nuk do ta ndal këtë rrugëtim për asgjë, përveçse nëse gjendja e tij e kërkon, sepse Parkinsoni është sëmundje e ngadalshme dhe lidhet ngushtë me emocionet.
Prandaj e falënderoj Zotin që sot jam pranë burrit tim. E kam obligim dhe ndërgjegje shpirtërore t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në varfëri, në sëmundje dhe në çdo lloj nevoje që sjell jeta bashkëshortore.
Për mua është një humbje e madhe që nuk pata mundësi të jem pjesë e BB VIP Kosova, sepse qëllimi im ka qenë aq human, sa që ia vlente të ecja edhe “nëpër gaca e gjemba”.
Suksesi, për mua, është i dy llojeve: njëri për famë e përfitim material, dhe tjetri për krijimin e promovimin e vlerave morale.
Misioni im fetare lidhet ngushtë me vlerat dhe përsosmërinë e njeriut , të cilat vlera janë në mungesë te madhe ne shoqërinë tone shqiptare.
Banorëve të Big Brother VIP Kosova u uroj suksese, le të fitojnë vlerat, le të fitojë i merituari.
Ndërsa ju që e ndiqni, para se të shani, fyeni apo akuzoni, mendoni pak sepse pothuajse çdo shtëpi shqiptare ka anëtarë me sfida dhe problematika morale. Askush nuk ju detyron ta shikoni këtë program.
Por ju që e shikoni, në vend se të poshtëroni, më mirë bëni lutje që këta banorë të vetëdijesohen për të mirat që kanë, të pendohen dhe të kthehen në rrugën huma”








