Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Iku i përlotur nga Shqipëria, por Gianni De Biasi na surprizon të gjithëve më 25 qershor

18/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Iku i përlotur nga Shqipëria, por Gianni De Biasi na surprizon të gjithëve më 25 qershor

Xhani De Biazi nuk është më në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, por nënshtetësia shqiptare i jep atij mundësinë që të jetë një nga votuesit që do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 qershor. Për trajnerin italian, hera e parë si votues në vendin tonë e gjen atë në një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”





Si për të qenë të pandarë, me gjithë largimin nga Kombëtarja, ish-trajneri i kuqezinjve e gjen vetën në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në Kombëtare: Abrashi, Aliji dhe vëllezërit Ajeti, janë gjithashtu pjesë e votuesve në Njësinë Nr.3 në Tiranë.

Xhani De Biazi pritet që të jetë në Shqipëri të dielën e 25 qershorit, për t’iu drejtuar kutive të votimit. Gazeta Panorama Sport ka mësuar se ish-tekniku i Kombëtares, me atributet që i jep nënshtetësia shqiptare, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Në bazë të listave të votuesve, Xhani De Biazi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”

Ish-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë bashkiake numër tre në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.

Trajneri e mbylli aventurën e tij me kuqezinjtë pas pesë vitesh e gjysmë në drejtim të tyre, mirëpo në daljen e fundit si trajner i Shqipërisë, deklaroi se nuk do të humbasë lidhjen me shqiptarët dhe se ndihet krenar që ka nënshtetësi shqiptare.


Tags: gianni de biasi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”
Breaking News

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët
Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…
Breaking News

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

09/01/2026
Next Post
Marina dhe Getoari nisin pushimet, ja vendi që kanë zgjedhur (FOTO)

Marina dhe Getoari nisin pushimet, ja vendi që kanë zgjedhur (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera