Këngëtari, Ernest Zeka, i njohur nga publiku me emrin e artit “Estto” i ka dhënë fund beqarisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa postimeve nga ceremonia e fejesës me partneren e tij, Enkela Karavidaj.

Këngëtari është treguar gjithmonë diskret përsa i përket jetës së tij private, por përmes postimeve ka bërë të ditur se ai dhe partnerja e tij kanë shumë vite së bashku.








