Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

Në Paris, nën siluetën e Kullës Eiffel dhe në ditën më simbolike të dashurisë, Ilary Blasi ka zgjedhur të hapë një kapitull të ri. Pas ndarjes së bujshme me Francesco Totti-n, moderatorja italiane, ka pranuar propozimin për martesë nga partneri i saj, sipërmarrësi gjerman Bastian Müller. Në një video të publikuar në Instagram, ajo shfaqet e emocionuar, me unazën në plan të parë dhe me mbishkrimin domethënës, “My Forever Valentine”. Një deklaratë që vulos një histori dashurie të jetuar tashmë hapur.





 

Propozimi, sipas raportimeve, erdhi pikërisht në Paris, në një skenë që duket si e shkëputur nga një film romantik. Këtë herë, ndryshe nga unazat e mëparshme që kishin ndezur aludime, gjesti ishte i qartë, publik dhe i pakthyeshëm. Një diamant i ri në gisht dhe një buzëqeshje që nuk lë vend për dyshime, Ilary është gati për martesën e dytë.


 

Thënia e saj e dikurshme, “Thonë që e dyta është edhe më e bukur”, në dokumentarin “Unica”, sot tingëllon si një profeci personale. Ndërkohë që procesi i divorcit me Tottin vijon në gjykatë, Blasi ka zgjedhur të mos mbetet në të shkuarën. Ajo dhe ish-kapiteni i Romës po përpiqen të rindërtojnë jetët e tyre veçmas, larg zhurmës së përplasjeve ligjore.

 

Në showbiz-in italian, ku ndarjet shpesh bëhen plagë publike, Ilary Blasi po dëshmon se dashuria mund të rilindë më e pjekur, më e qetë dhe, ndoshta, siç thotë vetë ajo, “më e bukur se e para”.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera