Është kohë pushimesh për prezantuesen italiane Ilary Blasi e cila po shijon ditët e fundit të relaksit në Sabaudia në shoqërinë e mikeshave dhe fëmijëve të saj. Bashkëshorti futbollist Francesco Totti ndërkohë, është kthyer në punë me skuadrën e tij për t’u përballur me sezonin e tij të fundit të karrierës. Bashkë me moderatoren, e cila sivjet do të drejtojë edicionin e parë të “Big Brother VIP” në Itali, është edhe vogëlushja e ardhur në jetë prej pak muajsh Isabel. Teksa shohim format e saj perfekte, Ilary na sjell edhe pozën e parë me të voglën.








