Shqipëria ka mundur Izraelin mbrëmë me rezultatin 0-3. Kjo fitore i ka gëzuar shumë të gjithë, pasi tashmë kombëtarja gjendet në vendin e tretë me 9 pikë të grumbulluara. Lumturia duket qartë edhe tek gazetarja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, e cila në fund të ndeshjes ka intervistuar Gianni De Biasi-n dhe i ka kërkuar ta përqafojë. “Je në zemrat e gjithë shqiptarëve”- ka thënë ajo.









