Nuk jemi mësuar shpesh të shohim në Presidencë një vajzë të shkujdesur në veshje, por shumë simpatike. Ilir Meta ka pritur sot vizitoren më të veçantë që ka patur ndonjëherë. Vajza bionde me pantallona të shkurtra është Uta Brahimi, shqiptarja e parë që ka ngjitur majën e Everestit, duke u bërë kështu një kampione e vërtetë. Meta ka marrë si dhuratë një foto dhe një trofe të personalizuar me një gur nga maja më e lartë e botës.