Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP. Ai ka hyrë i pari dhe doli i fundit nga shtëpia e famshme dhe gjatë 4 muajve i emocionoi shumë teleshikiesit. Në betejën e fundit kokë më kokë me Donaldin, balerini me shumë emocion mirëpriti çmimin e madh prej 100.000 eurosh. Ai ka qenë një nga lojtarët më të fortë në shtëpi dhe është konsideruar si lojtar inteligjent.








