Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri në një prononcim për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, është pyetur për lojtarin më të fortë të këtij edicioni dhe përgjigja e tij është: Luizi. Iliri u shpreh se BBV 1 është njëshi, por për pasardhësin e tij në këtë edicion ai shikon Luiz Ejllin.
“Big Brother VIP 1 është njëshi, numrat dhe çdo banor dhe çdo fitues që do vijë në vijim do kenë rëndësinë e vetë. Këtë vit banori më i fortë është Luizi dhe këtë nuk e them vetëm unë, por mbarë shqiptarët. Unë jam me atë që janë shqiptarët. Ka disa veta që më pëlqejnë, por Luizi është më i veçantë”.