Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ilva Tare largohet nga “Ora News”, shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin ndër vite me një shkrim dedikuar stafit

07/09/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ilva Tare largohet nga “Ora News”, shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin ndër vite me një shkrim dedikuar stafit

Disa orë më parë, Ilva Tare ka zyrtarizuar largimin nga televizioni “Ora News”. Pas 8 vitesh në median e njohur, gazetarja ka shkruar disa rreshta dedikuar bashkëpunimit të këtyre viteve dhe mbështetjes nga ana e drejtuesve dhe stafit. Në fund Ilva thekson se largimi është pranuar nga të dyja palët dhe se do të mbeten dashamirës të sukseseve të njëri-tjetrit.





“Pas 8 viteve angazhimi e përkushtimi në televizionin më të besueshëm informativ, Ora News, me emisionin Tonight Ilva Tare dhe drejtimin e departamentit të Informacionit, rrugëtimi profesional me këtë televizion do të pasohet me mbresat e pashlyeshme të një bashkëpunimi dhe arritjeve të shkëlqyera.

Në muajt e ardhshëm do të jem e angazhuar me projekte dhe ambicje të reja profesionale, për të cilat e them pa frikë se udhëzuesi më i mirë do të jetë eksperienca e këtyre viteve.


E vlerësoj shumë mundësinë e të punuarit me çdo gazetar, redaktor, teknik për bashkëpunimin e suksesshëm si dhe lirinë e ofruar, për të dhënë më të mirën në shërbim të së vërtetës dhe të publikut shqiptar.

Ora News është tashmë një ekran i pamungueshëm në familjet shqiptare dhe lajmet e programet cilësore me shikueshmëri të lartë, janë një bilanc motivues për suksese edhe më të mëdha profesionale. Së bashku me Presidentin e Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe drejtuesit e Ora News kemi vendosur të mbetemi dashamirës të sukseseve televizive që na rezervon e ardhmja”,-ka mbyllur fjalën Ilva.

https://www.instagram.com/p/Bnbi7olhScC/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=i2dlwmm3p9ao

Kujtojmë se sezoni i ri sipas fjalëve që qarkullojnë do e gjejë gazetaren në departamentin e lajmeve në televizionin që do të prezantohet së shpejti për publikun, “A1”. Ajo do të qëndrojë në krye të departamentit të lajmeve me një format tërësisht të ri./revistawho.com

Tags: Ilva Tarelargohetora news
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Next Post
Ndërron jetë ish-i dashuri i Ariana Grande në moshën 26-vjeçare

Ndërron jetë ish-i dashuri i Ariana Grande në moshën 26-vjeçare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera