Gazetarja e ekranit Ilva Tare po e shijon në maksimum pushimin e të dielës. Së bashku me vajzën e saj 4-muajshe Melody, prezantuesja ka dalë për një kafe duke shijuar kështu diellin e ditës së parë të muajit nëntor.
Melody është fryt i dashurisë së gazetares me deputetin demokrat Eduart Selami, e cila duket se i ka shtuar ngjyra më të bukura dashurisë së tyre.