Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Imami Elvis Naçi: Burrat tradhëtojnë se gratë s’mbajnë veten; Shpërthen Barbana Dini: Më zhgënjeve, s’je asgjë tjetër veçse…

28/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Imami Elvis Naçi: Burrat tradhëtojnë se gratë s’mbajnë veten; Shpërthen Barbana Dini: Më zhgënjeve, s’je asgjë tjetër veçse…

Ka shkaktuar jo pak polemika një video e imamit Elvis Naçi, në të cilën ai flet për tradhëtinë bashkëshortore. Sipas imamit, arsyeja e tradhëtisë bashkëshortore është femra e cila “ia var vetes”, nuk zbukurohet dhe e le veten të shëndoshet.





“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë Naçi ndër të tjera në video.

Fillimisht kundër tij reagoi gazetarja Fatma Haxhialiu. Por pak më parë një reagim erdhi edhe prej këngëtares Barbana Dini. Barbana shprehet tejet e zhgënjyer në Instagram ndërsa i kërkon imamit në fjalë t’i përshtatet kohës njësoj siç përdor teknologjinë.


STATUSI I PLOTE I BARBANA DINIT

Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po perpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet t’i “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretëtirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk ekziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçkë gabi. Meqenëse, me sa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd në rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram, do dëshiroja që dhe interpretimet e tua t’i përshtateshin nivelit të kohës./ revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Parashikimi i motit, e martë 26 shtator 2017

Parashikimi i motit, e premte 29 shtator 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera