Video ku Danjeli, Olsi dhe Donald imitonin personat me aftësi të kufizuar bëri shumë bujë. Arbana u komunikoi gjatë spektaklit të sotëm banorëve se do të ndëshkohen pasi ky ka qenë një veprim i patolerueshëm nga ana e tyre. “Njëri prej jush duhet të ishte çuar të thoshte boll”, -tha Arbana fjali të cilën banorët e pohuan me heshtjen e tyre. Big Brother vendosi që 50% e buxhetit të banorëve të shkojë për nevojat e njerëzve me aftësi të kufizuar. Banorët e kanë humbur edhe provën e javës duke bërë kështu që javës tjetër ata të jetojnë me shumë pak ushqim./revistawho.com







