Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

IMPLANTI KOKLEAR/ “Spitali Amerikan” realizon FALAS aparatet që rikthejnë dëgjimin, zbuloni se për sa pacientë

18/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
IMPLANTI KOKLEAR/ “Spitali Amerikan” realizon FALAS aparatet që rikthejnë dëgjimin, zbuloni se për sa pacientë

Sigurisht që kur një i afërm apo vetë fëmija juaj lind me probleme në dëgjim apo pëson një aksident dhe e humbet atë, është një lajm shumë i keq. Por për të gjitha ata që kanë vuajtur deri tani nga ky problem i vështirë dhe kompleks shëndetësor, sot iu sjellim një lajm të mirë. Zgjidhjen dhe “shërimin” e mundëson në Shqipëri “Spitali Amerikan”. Me synim për të përmbushur gjithnjë premtimet dhe treguar kujdesin maksimal për projektet e rëndësishme që ndërrmer në fushën e mjekësisë në vend dhe rajon ky spital tani do të finalizojë realizimin e implanteve kokleare për pacientët e lindur me probleme në dëgjim. Në bashkëpunim me Fondacionin Liechtenstein-Medel në partneritet me Universitetin e Vjenës, Austri, “Spitali Amerikan” ka nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme dëgjimi. Këta pacientë do të përfitojnë falas këtë mundësi të shumëpritur për t’ju rikthyer sërish jetës normale dhe dëgjimit të plotë. Ekipi i specializuar i mjekëve në “Spitalin Amerikan”, në bashkëpunim me kirurgët e shquar të Universitetit të Vjenës, do të realizojnë 5 implante kokleare në pacientët me probleme dëgjimi. Këto ndërhyrje do të realizohen falas nga mjekët dhe nga spitali, gjithashtu fondacioni i familjes mbretërore se Liechtenstein-it do të dhurojë implantet. Gjithashtu, në prag të kremtimit të 10 Vjetorit, Spitali Amerikan do të mundësojë realizimin e implanteve kokleare në fëmijët që nuk dëgjojnë, nga të ardhurat e mbledhura nga Koncerti i Bamirësisë që do të mbahet mbi këtë kauzë. Implanti koklear, i cilësuar si mrekullia që sjell “tingullin” në veshin e paaftë, prej vitesh nuk është më utopi. Spitali Amerikan, i pari dhe i vetmi spital në vend, që prej 4 vitesh realizon implantet kokleare, të cilat kanë rezultuar të gjitha të suksesshme, në pacientë fëmijë e të rritur. Kjo marrëveshje, do të sjellë rilindjen edhe njëherë të shpresës për ata pacientë me probleme të dëgjimit; të diagnostikuar me mosdëgjim të lindur, apo me mosdëgjim si pasojë e traumave, dëmtimeve apo aksidentet. Spitali Amerikan, provon dhe dëshmon sërish që ka nje ndjeshmeri te madhe per zgjidhjen e problemeve te shendetit, gjithashtu mbetet në pararojë të zhvillimeve të reja dhe më të rëndësishme jo vetëm në historinë e mjekësisë në vend, por edhe në rajon.





14680494_1093938744008477_750816015705380352_n

Çfarë është implanti koklear?


Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike, e cila implantohet tek pacienti në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin, tek personi i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.

Shpesh e emërtuar me termin veshi bionik, është e vetmja pajisje e prodhuar nga njeriu, e cila mund të zëvendësojë me rezultate të pëlqyeshme një organ të tij.

Për herë të parë në Shqipëri IK u realizua me financim të shtetit shqiptar dhe mbështetje të firmës prodhuese austriake Medel. Ky projekt u realizua me sukses gjatë viteve 2009-2011 në Spitalin Amerikan 1 dhe në harkun kohor të 3 muajve u kryen 8 implante.

Përpjekjet për mundësimin e dëgjimit me anë të një pajisje të tillë kanë nisur që në vitet 1950, por vetëm në gjysmën e dytë të viteve ’70 ato filluan të aplikohen gjerësisht tek individët me humbje të dëgjimit, të lindur apo të fituar gjatë jetës. Tashmë në të gjithë shtetet e zhvilluara bëhet depistimi i aftësisë së dëgjimit (screening neonatal) tek fëmijët e porsalindur dhe kandidatët për implantim evidentohen në muajt e parë të jetës.

Tags: Spitali Amerikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?
Breaking News

Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?

07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!
Breaking News

Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore!

07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…
Breaking News

Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë…

07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?
Breaking News

Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti?

07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!
Breaking News

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë!

07/12/2025
Next Post
“Sarasvatiçandra”, Kumud pranon të shkojë në Mumbai, por… ja çfarë do ndodhë nesër

"Sarasvatiçandra", Kumud pranon të shkojë në Mumbai, por... ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera