Aktorja Shrenu Parikh është tashmë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj si Gori në serialin indian që transmetohet në ‘Tv Klan’. Pas përfundimit të këtij seriali në Indi, aktorja ka nisur xhirimet për një serial të ri në të cilin luan për herë të parë një rol negativ. Për këtë rol Gori po punon natë e ditë dhe së fundmi gjatë xhirimeve i ka ndodhur një incident. Aktorja duhet të mbante dorën tek një qiri por ajo e ka mbajtur aq gjatë sa ka djegur gishtat. “Po xhironim një skenë dhe unë duhet të mbaja dorën tek një qiri. Pa e ditur i afrova gishtat shumë afër flakës së qiririt dhe dogja. Por skena u xhirua aq bukur sa vendosa mos ta ndërprisja”-është shprehur Gori./revistawho.com