Në këto momente është duke përfunduar finalja e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë. Rusia, që është edhe shteti mikpritës i këtij kampionati për këtë vit, ja ka dalë mbanë deri sot që të shmang çdo incident gjatë ndeshjeve të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit. Por në minutën e 52-të, kur sapo kishte filluar pjesa e dytë, 4 tifozë zbritën në fushë të veshur si anëtarë të një orkestre dhe ndeshja u ndërpre. Pas disa sekondash, rojet arritën t’i nxjerrin jashtë duke normalizuar gjendjen dhe duke lejuar vijimin e ndeshjes./revistawho.com