Gigi Hadid dukej e mrekullueshme në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show. Por nuk shkoi gjithçka vaj. Victoria’s Secret Fashion Show u transmetua ditën e djeshme në Paris. Modelet si Kendall Jenner, Bella Hadid, Irina Shayk etj sfiluan në pasarelën gjigande. Por Gigi Hadid vuajti nga një mosfunksionim i veshjes së saj. Një rrip prej veshjes së saj u shkëput. Megjithatë asgjë nuk u zbulua dhe Gigi e përballoi mirë situatën derisa mbaroi sfilatën.