Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

INCIDENTI/ Sportistët shqiptarë e nisin me sherr parakalimin në Rio 2016

06/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
INCIDENTI/ Sportistët shqiptarë e nisin me sherr parakalimin në Rio 2016

Dy incidente të turpshme shenjuan prezantimin e sportistëve shqiptarë në Brazil, në lojërat olimpike Rio 2016. Në fillim atletja Vangjeli Teli rezultoi se nuk kishte kostum, për shkak se ajo është kualifikuar shumë vonë. Ndërsa më pas ka pasur një konflikt në momentin e parakalimit. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes dhe trajneri i një sportisti janë zënë me njëri tjetrin se kush do të ecte në pistë. Kanë ndërhyrë sportistët e tjerë për të ndarë sherrin dhe incidenti u shua në momentin e fundit. Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar ka pranuar incidentet e raportuara në media me sportistët në Lojërat Olimpike në Brazil. Në një lidhje telefonike për Ora News, Viron Bezhani sqaroi se rasti i parë i mungesës së uniformës  për Vangjeli Velin lidhet me pamundësinë kohore për ta realizuar, pasi ajo është kualifikuar në limitet e afateve për të marrë pjesë. “E vërteta është që ajo u paraqit pranë Komitteit Olimpik ditën e  hënë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi është lajmëruar që të vijë ditën e dielë urgjentisht sepse është kualifikuar edhe ajo. Nga dita e hënë ne u morëm me dokumentat dhe ditën e  martë është nisur. Ka qenë e pamundur dhe në kohë që ne ta pajisnim me kostum.Çdo gjë ka kohën e vet dhe do përgatitjen e saj. Koha ishte e pamundur. Kostumi ka kohën e vet, nuk ka rrobaqepës që do ta bënte për një kohë të tillë. Ishte jashtë limitit dhe mundësive tona për ta realizuar”. Bezhani nga ana tjetër nuk mohoi as incidentin e ndodhur mes Presidentit të Federatës së Peshëngritjes dhe trajnerit të një sportisti lidhur me parakalimin në ceremoninë hapëse. “Ishte një diçka e tillë dhe e rregulluam. Dhamë urdhër urgjentisht që të zbatohen ligjet, ligji është që i pari është sportisti, i dyti trajneri dhe pastaj vinë të tjerët. Ka ndodhur një fenomen i tillë por dhamë urdhër urgjentisht të zbatohet rregullorja” u shpreh Bezhani. Kujtojmë se kjo ishte vetëm dita e parë e paraqitjes së sportistëve në Brazil.






Tags: Rio 2016Sherrshqiptaret
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
Ja prezantuesja seksi që do të kërcejë në “Dance with me”

Ja prezantuesja seksi që do të kërcejë në “Dance with me”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera