Siç besojmë e keni marrë vesh të gjithë, së shpejti do të vijë në teatër shfaqja “Çifti i çuditshëm”, me regji të Inis Gjonit. Regjisorja e bukur dhe e suksesshme ka angazhuar në këtë shfaqje një kast aktorësh të shkëlqyer si Romir Zalla, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Bes Bitraku, Met Xhelili, Ervin Bejleri, Ana Lika dhe Gent Zenelaj. Me këtë të fundit, është hera e parë që Inisi bashkëpunon, por duket se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë që po nisin së bashku. “Po është e vërtetë që me Gentin bashkëpunojmë për herë të parë. Mund të them se jam gabuar që s’kam bashkëpunuar edhe më herët, por rëndësi ka që jemi këtu. Ai është një artist shumëdimensional dhe ideal për rolin që unë i kam besuar. Genti është aktor fantastik dhe komedian i shkëlqyer, ndaj besoj se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë që urojmë të vazhdojmë bashkë”, u shpreh Gjoni./ revistawho.com