Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Inovacioni në shërbim të kujdesit shtëpiak

22/12/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 34 mins read
A A
Inovacioni në shërbim të kujdesit shtëpiak

Çfarë e bën një shtëpi ideale? Pajisje shtëpiake që mund të forcojnë vlerat e jetesës duke maksimizuar performancën, me dëshirat dhe nevojat e konsumatorëve në mendje. Menjëherë na vjen në mendje Samsung, lideri korean i elektronikës konsumatore, i cili prej më shumë se 5 dekadash, kujdeset të rinovojë në detaje përvojat e konsumatorit në një sërë kategorish si, teknologji informacioni, audio dhe video, dhe sidomos elektroshtëpiaket. Në këtë artikull, duam t’ju sjellim në vëmendje një formacion të plotë inteligjent të lavanderisë dhe një linjë inovatore frigoriferësh bottom-mount freezer (BMF) që kursejnë kohë, energji dhe mund. Por mbi të gjitha, i bëjnë proceset e kudesit shtëpiak të lehta, eficente dhe të këndshme.





Kurse energji, kohë dhe mund me një  proces larjeje të personalizuar


Lavatriçja e re WW9800T bashkon teknologjitë më të fuqishme të Samsung që shkurtojnë kohën e larjes dhe konsumin e energjisë teksa u sigurojnë përdoruesve një përvojë të personalizuar të lavanderisë.

Teknologjia revolucionare “QuickDriveTM” e Samsung lejon “WW9800T” të shkurtojë kohën e larjes deri në 50%, dhe përdorimin e energjisë me 20%. Kazani që lëviz në mënyrë të pavarur dhe pllaka prapa në WW9800T lejon veprime mëdinamike, duke pastruar rrobat në mënyrë më të plotë në më pak kohë. Kompresori Digital Inverter i Samsung shton efikasitetin e energjisë duke përdorur magnet të fortë për performancë më rë qetë dhe më të fuqishme, teksa përdor më pak energji në krahasim me një motor universal.


Lavat
ricet e reja vijnë gjithashtu me teknologjinë “EcoBubble™“ të Samsung që maksimizon efektine detergjentit duke e shndërruar atë në flluska të buta – që lejon depërtimin më të shpejtë në pëlhura, edhe në ujë të ftohtë. Larja e ftohtë kursen energjinë e ngrohjes, duke mbrojtur gjithashtu pëlhurat dhe ngjyrat e rrobave.

Shtesa më e re në performancën e besueshme të Samsung është inteligjenca artificiale, e cila mëson modelet e sjelljes së përdoruesve për të rekomanduar cikle dhe për të ofruar një përvojë të vërtetë të personalizuar lavanderie. Me “AI Control“, modeli i ri nga Samsung njihet me preferencat e përdoruesit dhe kombinon ato njohuri me të dhëna për të sjellë sugjerimin e parë automatik të industrisë për ciklet e larjes në ekranin e saj. I pajisur me një ndërfaqe të thjeshtë të përdoruesit, “AI Control“ eliminon nevojën që përdoruesit kanë për të lëvizur mes cikle për të gjetur të duhurin, ose për të futur cilësimet e tyre të individualizuara çdo herë. Karakteristika “AI Wash” përdor sensorë për të zbuluar peshën e ngarkesës së lavatriçes, për të përcaktuar sasinë optimale të ujit dhe larësit për shpërndarje.

Lehtësia e përdoruesit shtrihet në procesin e tharjes me “Auto Cycle Link“, i cili bashkon lavatriçe dhe tharëse të pajtueshëm drejtpërdrejt për të vendosur automatikisht ciklin më të mirë të tharjes për secilën ngarkesë.


Të
gjitha pajisjet në formacionin e ri të lavanderisë nga Samsung janë në përputhje me “SmartThings”, duke u ofruar përdoruesve kontroll mbi rregullimete rrobave nga smartphone i tyre dhe veçori si “Laundry Planner“ dhe “Recipe Laundry” për të rregulluar rutinat e lavanderisë.

Maksimizimi i hapësirës së ruajtjes me freskinë që zgjat

Falë teknologjisë “SpaceMax™ Samsung”, frigoriferët e rinj BMF maksimizojnë hapësirën pa pasur nevojë për dimensione më të gjera të jashtme që mund të përplasen me kabinetet moderne të kuzhinës. “SpaceMax™“ lejon që mure të brendshme të frigoriferit të jenë shumë më të holla për shkak të izolimit me efikasitet të lartë që siguron një kapacitet më të madh të brendshëm prej 385L – 18 litra më të mëdha se modeli i mëparshëm. Frigoriferët e rinj për këtë arsye përputhen me modelin standard të thellësisë së kabinetit 600 mm teksa ofrojnë më shumë hapësirë. Kjo veçori është veçanërisht e nevojshme tani, pasi rutinat e pazarit po ndryshojnë; njerëzit janë duke zvogëluar udhëtimet në dyqan për të blerë sasi të mëdha produktesh, po bëjnë blerje në internet më shumë dhe po kërkojnë zgjidhje të gatshme të gatimit për të minimizuar kohën e përgatitjes e ushqimit. Të gjitha këto tendenca çojnë në nevojën për një efikasitet më të madh kur bëhet fjalë për hapësirëne ruajtjes në frigorifer.

Kjo linjë Samsung është krijuar gjithashtu për të ruajtur freskinë e produkteve ushqimore dy herë më gjatë.

Me një kuti revolucionare Optimal Fresh+ që shërben si një sirtar i rregullueshëm, përdoruesit mund të zgjedhin që ose ta ndajnë sirtarin në dy zona me temperatura të ndryshme ose ta përdorin atë si një. Ana e majtë është më e ftohtë, kështu që është e optimizuar për ruajtjen e mishit dhe peshkut, ndërsa ana e djathtë është e shkëlqyer për frutat dhe perimet.

Modelet e reja sigurojnë që të gjitha ushqimet e ruajtura ftohen siç duhet, pavarësisht se ku vendosen brenda frigoriferit. Të pajisuar me karakteristikat më të njohura të teknologjisë së ftohjes nga Samsung, frigoriferët e rinj janë të pajisur me ftohje të gjithanshme dhe ftohje metalike për freski maksimale.

Linja BMF gjithashtu krenohet me një pamje bashkëkohore të integruar që prezanton një niveltë shtuar sofistikimi për çdo arredim modern tëkuzhinës. Materiali i inoksit dhe fronti i sheshtë me shkëlqim janë përfaqësues të dizajnit të thjeshtë, por të rafinuar të pajisjeve Samsung. Me pjesën e prapme që përbëhet nga një mbulesë e sigurt metalike për kabllot pas njësisë, frigoriferët BMF ofrojnë një pamje dhe qëndrim minimalist, si dhe kapacitete që i përshtaten çdo familjeje.

Kompresori për frigoriferin e fundit BMF rregullon automatikisht shpejtësinë e tij bazuar në kërkesën për ftohje në shtatë nivele. Kompresori i avancuar kërkon kështu më pak energji, minimizon zhurmën, dhe madje zvogëlon konsumin për një performancë të qëndrueshme dhe të gjatë nga frigoriferi.

Pajisje të kuruara për një shtëpi të shëndetshme

Pajisjet e lartpërmendura Samsung janë best-sellers jo më kot: ato thjeshtojnë jetën tuaj. Ju mund të kurseni kohë dhe hapësirë, të blini më pak dhe të ruani më shumë, duke e mbajtur ushqimin më të freskët, me markën e preferuar të frigoriferit në Sh.B.A sipas kompanisë Amerikane të hulumtimit të tregut “TraQline”. Gjithashtu, lavatriçet me kapacitet të madh ju ndihmojnë të lani më shumë duke shpenzuar më pak kohë dhe energji, shoqëruar me një gamë të gjerë veçorish inteligjente të projektuara për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetesës. Prandaj, nëse jeni duke kompletuar ose rinovuar shtëpinë tuaj, sigurohuni të bëni investime të zgjuara për një jetesë të shëndetshme./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Olta Gixhari nuk i kërkon më asgjë Babagjyshit. Dhe jo pa arsye

Olta Gixhari nuk i kërkon më asgjë Babagjyshit. Dhe jo pa arsye








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera