Luana Vjollca është rikthyer fuqishëm pas një pauze të gjatë. Moderatorja ka ardhur me projektin e saj personal “Thuaje”, ku çdo episod tregon histori nga jeta e saj që nga bullizmi e deri tek përndjekja e dhuna. Luana nuk ka frikë të tregojë të vërtetën dhe këtë e ka dëshmuar edhe me postimin më të fundit në Instagram ku tregon çfarë fshihet pas fotove duke qeshur e lumtur.
Pas kësaj fotoje, Luana poston dhe një tjetër ku shfaqet me lot në sy dhe e lodhur.
“Çfarë jemi në instagram vs çfarë jemi në të vërtetë… Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje. Ji i sjellshëm! I dërgoj shumë dashuri të gjithë atyre që nuk po kalojnë një ditë të mirë. Duaje veten. Çohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi ëndrrat e tua, je më i/e fortë seç mendon”, shkruan Luana.