Ditët e fundit u bë e ditur se mbretëresha e ‘Instagram’ u shpall Kylie Jenner duke rrëzuar nga froni Selena Gomez. Ajo është femra më me influencë në rrjetin social në fjalë dhe ka fitime të majme nga sponsorizimet që bën. Pikërisht për këto reklama mund të paguheni edhe ju. Nuk do të fitoni miliona si Kylie, por nëse keni 3000 ose më shumë followers dhe bëni sponsorizime me marka ose kompani të ndryshme, do të fitoni disa para. Ndërsa për t’ju frymëzuar do bënit mirë t’i hidhini një sy listës me 10 më të paguarit në rrjetin social më të përdorur të momentit.
- Kylie Jenner, 111 millionë followers, $1m (£760,000) për postim
- Selena Gomez, 139 millionë followers, $800,000 (£610,000) për postim
- Christiano Ronaldo, 137 millionë followers, $750,000 (£570,000) për postim
- Kim Kardashian West, 114 millionë followers, $720,000 (£545,000) për postim
- Beyonce, 116 millionë followers, $700,000 (£530,000) për postim
- Dwayne Johnson, 111 millionë followers, $650,000 (£495,000) për postim
- Justin Bieber, 101 millionë followers, $630,000 (£480,000) për postim
- Neymar, 100 millionë followers, $600,000 (£455,000) për postim
- Lionel Messi, 97 millionë followers, $500,000 (£380,000) për postim
- Kendall Jenner, 93 millionë followers, $500,000 (£380,000) për postim/revistawho.com