Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Intervista prekëse e babait që nuk mund të shohë fëmijët e tij (FOTO)

26/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Intervista prekëse e babait që nuk mund të shohë fëmijët e tij (FOTO)

Një histori prekëse është transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan. Një i ri nga Ksamili është ankuar për ish-gruan e tij, pasi i ka marrë fëmijët edhe është larguar nga Shqipëria. Gjykata ka vendosur që Erjon Fataj të paguajë për dy fëmijët çdo muaj, pas ndarjes.





Gjithashtu sipas vendimit të gjykatës, ai ka të drejtë të takojë fëmijët dy herë në muaj. Por pavarësisht kësaj, ish-bashkëshortorja është larguar me dy fëmijët në Gjermani. Ai madje ka thënë për mikrofonin e emisionit “Stop” se nuk ka firmosur prokurën për daljen jashtë kufirit të dy fëmijëve.

Ndërkohë avokati i të riut nga Ksamili, Tartar Bazaj, ka thënë për emisionin “Stop” se, “Erjon Fataj ka ardhur në zyrën time për të ndryshuar një vendim gjyqësor që ka patur me ish-bashkëshorten e tij, për fëmijët e tyre. Ai ka respektuar vendimin e gjykatës, duke bërë të mundur dhe dërgimin e parave çdo muaj, sipas kushteve të përcaktuara. Jonida Jani nuk ka respektuar vendimin e formës së prerë. Ajo është larguar në Gjermani“.


Intervista:

Pse jeni drejtuar emisionit “Stop”, si nisi historia juaj?

Pas 13 vitesh martesë dhe me dy fëmijë, u divorcova dhe gjykata vendosi t’ia jepte fëmijët ish-bashkëshortes dhe mua me vuri një detyrim, pensionin ushqimor për fëmijët; 120 mijë lekë të vjetër në muaj.

Si vendosi gjykata, si do t’i takoni fëmijët tuaj?

Fëmijët do i takoja javën e pare dhe javën e tretë të muajit, si dhe një muaj në gusht për t’i mbajtur. Rreth 3 viteve me pas, që në muajin gusht të 2015, ish-gruaja më vjen më kërkon që të firmos një prokurë për t’u larguar me fëmijët në Gjermani.

Pra ju nuk keni firmosur asnjë prokurë?

Jo as për në Greqi, thjesht na njihnin sepse kalonim dhe ishte pikë e afërt

Fakti që ish-gruaja ka kaluar kufirin pa prokurë, i jeni drejtuar policisë?

Po, kam bërë një ankese në polici dhe më kanë thënë që do hapësh gjyqin për t’i kaluar zyrtarisht në gjykatë. Siç kam paguar, siç kam respektuar datat, dua t’i marr t’i shoh fëmijët e mi. Dua t’i jap fëmijëve lekët dhe t’i shoh, ose në të kundërt të mi japë mua t’i rris vetë.

Prej sa kohësh nuk i takon fëmijët?

Kam që në dhjetor, 25 dhjetor…

Të ka marrë malli?

Po (tregon fotografi) këto janë fëmijët e mi, djali 7 vjeç e gjysmë, vajza 15 vjeç.

Flisni me ta?

Vajzën e ka larguar shumë nga unë, sa ka qenë këtu s’ka patur asnjë lloj problemi, që kur iku pasi u divorcuam e ka bërë vajzën për vete, unë e pyes si jeni ajo më thotë ‘mirë e ke djalin’. Kam frikën e djalit mos ma bën siç më ka bërë vajzën. Gjashtë muaj kur u ndamë, nuk ma nxori djalin në telefon, tani nuk flas fare, ku do vejë kjo gjë, kam dy muaj që nuk flas me djalin. Ajo ma mban djalin me forcë sepse ai do të rrije me mua, djalin po ma torturon, ai kërkon të flasë, ajo mbyll telefonin.  Unë kërkoj të më kthehen fëmijët pas, ose të kthehen atje ku ishin t’i takoj rregullisht. Nuk dua të më thotë që fëmijët s’të duan ty, se këtë gjë ma thotë ajo, nuk ma thonë fëmijët. Dua djalin këtu./Shekulli/

 

Tags: Babai qe nuk mund te shohe femijetdenoncimi ne stop
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Ja çfarë ndodh nëse flini me grim në fytyrë

Ja çfarë ndodh nëse flini me grim në fytyrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera