Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Agnesa Vuthaj, ‘miss’ edhe në biznes… Si ia doli bukuroshja nga Kosova ta kthejë emrin e saj në një markë që i sjell fitime

12/10/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 6 mins read
A A
INTERVISTA / Agnesa Vuthaj, ‘miss’ edhe në biznes… Si ia doli bukuroshja nga Kosova ta kthejë emrin e saj në një markë që i sjell fitime

Fotot: Endrit Mërtiri / Hair & Make Up: Suela Çangu / Styling: Stela Plaka / Aksesorët: Agnesa Vuthaj Fashion





Ia ka dalë ta kthejë emrin e saj në një markë, në një terren të ‘egër’ siç është bota e biznesit. Agnesa Vuthaj, vajza e kurorave të bukurisë, në Shqipëri e Kosovë, që prej vitesh është edhe vetë organizatore e këtyre kompeticioneve, vjen sot në një intervistë për revistawho.com duke rrëfyer rrugëtimin e saj në botën e modës. Si ia doli të krijojë një linjë të sajën? Sa të vështirë e ka pasur? Sa i është dashur të shpenzojë? A e ka marrë mbrapsht atë investim? Një rrëfim për të bukurën nga një bukuroshe, që kurorën e ‘miss’-it, e mban tashmë edhe si sipërmarrëse.  

Fotot e reja, reklamojnë koleksionin e ri të aksesorëve dhe çantat, që më shumë se çdo herë tjetër bien era pranverë… Si ndihesh për këtë koleksion të ri?


Është hera e parë që sjell një koleksion të aksesorëve për dorë dhe komentet e para janë shumë pozitive. Koleksioni i çantave dhe i aksesorëve i prezantuar përmes fotosesionit të fundit, ështe një prezantim sa i bukur aq edhe i veçantë, sepse përveç linjës sime sjell edhe trendet e ardhshme të modës. Pranvera është stina ime e preferuar dhe përmes këtij koleksioni kam dashur të sjell pranverë, jo vetëm në stinën e pranverës, por në përditshmërinë e atyre që zgjedhin të bartin çantat dhe aksesorët e koleksionit tim.

Sa kohë të është dashur për të mbërritur këtu ku je sot?

Shume vite. Krijimi i linjës sime nuk daton nga data e lançimit në 2013, por ka filluar shumë më herët. Koleksionet e mia bartin përvojën e më shumë se 10 viteve të karrierës sime në fushën e modës dhe të së bukurës.

Ti i dizenjon vetë koleksionet? Si funksionon, apo ti thjesht jep miratimin?

Çantat dizenjohen nga unë. Deri më tani kam 4 koleksione të çantave, të cilat vijnë në forma, stile dhe materiale të ndryshme. Këpucët ideohen nga dizenjatorët e kompanisë ku prodhoj, bazuar në trendet e ardhshme, ndërsa unë përzgjedh dizajnet që identifikojnë stilin e markës sime dhe përcaktoj ngjyrat, lëkurat, si dhe shtoj detaje që i bëjnë të dallueshme këpucët e mia. Ndërkaq në butikun ‘Agnesa Vuthaj Fashion’ në Prishtinë ofrojmë një zgjedhje të gjerë veshjesh nga marka të ndyshme italiane.

I konsulton me dikë përpara vendimet, nëse po, me kë?

Konsultohem gjithmonë me motrën time, ajo është pjesë e rëndësishme e markës sime.

Ngjyrat janë ato që mbizotërojnë në koleksionet e tua, je shumë e dhënë pas tyre?

Koleksionet e mia ndër të tjera sjellin pasionin tim për të bukurën, ngjyrat e jetës, gjallërinë e natyrës, sjellin përvojën mahnitëse që kam përjetuar ndër vite në udhëtimet e shumta nëpër botë. “Shtoji ngjyrë jetës tënde” është motoja ime.

Pse nuk zgjedh një imazh tjetër për markën tënde, apo e sheh këtë si një mundësi për të qenë në komunikim të vazhdueshëm me fansat?

Jam akoma në një fazë që marka “Agnesa Vuthaj” është e lidhur ngushtë me imazhin tim. Andaj fotografitë e para të koleksioneve i bëj vetë, ndërkaq vazhdoj të punoj edhe me modele të tjera dhe me blogger-e shqiptare dhe të huaja. Çantat e mia janë bartur nga shumë modele të ndryshme në editoriale mode dhe mund t’i gjeni edhe ne shumë blogje të rëndësishme mode. Gjithashtu në sfilatën “Fashion for Europe” mbajtur në Vjenë vitin e kaluar, ishin të gjitha modele profesioniste që sfiluan për markën time.

Tashmë u bë shumë kohë që je pjesë e industrisë së modës me koleksionet e tua. A është i vështirë ky biznes?

Është një biznes që kërkon shumë përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm. Unë jam aktive rreth 14 orë në ditë për të ngritur akoma më shumë biznesin, për të përmbushur misionin dhe për të arritur vizionin që kam për markën “Agnesa Vuthaj”.

Më mirë modele apo CEO i një marke?

Momentalisht po i bëj të dyja, edhe modelen edhe CEO-n për markën time. Por, sigurisht që të jesh CEO për mua është më e rëndësishme, prandaj asnjëherë nuk e kam bërë punën e modeles 100%, sepse ky profesion nuk më ka përmbushur mjaftueshëm, gjithmonë kam pasur dëshirën, vullnetin dhe ambiciet për më shumë.

A fitohet mirë nga ky biznes?

Është biznes që gjeneron të ardhura, por edhe kërkon shumë investime.

Ke investuar shumë para në fillim?

Kam investuar mjaftueshëm sa për të filluar biznesin me qëllim që investimet e ardhshme të vazhdojnë nga të ardhurat e biznesit.

Ke krijuar ti sot një kapital?

Unë besoj që sikur të jetoja në një vend më të pasur do të kisha krijuar një kapital shumë më të madh duke pasur parasysh punën e vazhdueshme që kam bërë 13 vitet e fundit.

Sa janë të ardhurat e tua mujore?

Janë të mjaftueshme për stilin tim momental të jetës.

Të lejon ky biznes të bësh jetë luksi? Të shohim shpesh nëpër udhëtime…

Nuk konsideroj që jetoj jetë luksoze, thjesht ky profesion ka më shumë shkëlqim, sepse gjithçka lidhet me të bukurën. Derisa dikur udhëtoja falë konkurseve të bukurisë dhe fushatave të modës në vende të ndryshme të botës, sot udhëtoj për të promovuar markën time dhe për të përkrahur përfaqësueset e Kosovës në konkurset ndërkombëtare.

A ke konkurrente në këtë industri?

Sigurisht. Ka shumë marka që prodhojnë çanta dhe këpucë të adhurueshme. Por ajo që e veçon markën time është që çantat janë unike dhe punohen në dorë nga familje artizanale në sasi më të vogla dhe ju dedikohen zonjave të cilat duan të ndjehen dhe të duken të veçanta duke bartur një çantë unike të një kualiteti të lartë dhe me çmim të arsyeshëm, çantë kjo e cila bart pasionin tim për të bukurën dhe përvojën shumëvjeçare të artizanëve italianë.

Ke menduar t’i çosh edhe jashtë çantat e tua?

Po, ky është edhe synimi i kompanisë. Unë vazhdimisht punoj për të promovuar markën time në metropole të rëndësishme të modës.

Është hera e dytë që zgjedh Tiranën si destinacion për fushatat e promocionit, cila është lidhja jote me këtë qytet?

Unë kam një lidhje shumë të ngushtë me Tiranën. Më tërheq shumë gjallëria e qytetit. Edhe pse dy fotosesionet e fundit të realizuara në Tiranë kanë qenë më shumë rastësi, vendi dhe koha e duhur për ekipin e përzgjedhur për realizimin e fotosesioneve.

Ke menduar të bësh një sfilatë me krijimet e markës tënde?

Unë prezantova koleksionin tim të çantave, këpucëve dhe fustaneve në maj 2015 në Vjenë në “Fashion for Europe”, një sfilatë ku u prezantuan 16 dizajnerë mode nga vende të ndryshme të Europës dhe ishte një rast shumë i mirë për të promovuar markën time në nivel ndërkombëtar. Momentalisht nuk kam në plan ndonjë sfilatë në Kosovë apo Shqipëri, sepse jam më shumë e fokusuar në prodhimet e radhës dhe në promovimin në tregun ndërkombëtar.

Si shkon jeta private?

Ndjehem e lumtur dhe kjo ka rëndësi për mua.

Si nis dhe si përfundon një ditë për Agnesën?

Dita ime nis me një lëng të freskët perimesh dhe frutash, duke bërë planifikimet për të përmbushur obligimet ditore dhe përfundon duke lexuar ndonjë libër të bukur e ndonjëherë edhe në ndonjë festë të këndshme.

Vazhdon të zotërosh patentën e bukurisë në Kosovë. Të kërkon shumë angazhim ky kompeticion?

Po, tashmë zotëroj dy liçensat e përfaqësimit të Kosovës në “Miss Earth” dhe “Miss Universe”. Është një aktivitet që kërkon shumë angazhim gjatë periudhës së organizimit dhe prezantimit të Kosovës në konkurset ndërkombëtare, por njëkohësisht edhe një organizim që më përmbush shumë dhe e bëj me shumë dëshirë.

Ti që e ke provuar vetë ‘miss’-in, çfarë u këshillon vajzave pjesëmarrëse?

Bukuria është kriteri kryesor, të cilin ato e kanë me vetë faktin që marrin pjesë apo fitojnë një konkurs bukurie, por për të pasur sukses është shumë e rëndësishme që të jenë edhe komunikuese, të kenë disipline, të punojnë vazhdimisht për të ndërtuar imazhin e tyre, thjesht të jenë të përmbushura në çdo aspekt të rëndësishëm që karakterizon një vajzë me vlera.

Është e lehtë të bësh karrierë me një kurorë bukurie, apo sot e ka humbur vlerën e dikurshme?

Kurora e bukurisë është çelësi i duhur për një vajzë të re dhe të bukur që dëshiron të bëhet e famshme. Titulli i Miss-it vetëm brenda një nate spektakël të jep famën që shumë njerëz punojnë me vite për ta arritur, por pastaj gjithçka varet nga ambiciet personale të Miss-it. Disa kënaqen me aq dhe vendosin t’i kthehen përditshmërisë që kanë pasur, ndërsa disa të tjera ndjekin ëndrrën e tyre për karrierë në televizion, muzikë, modë, dizajn apo ndonjë profesion tjetër.

Tags: Agnesa Vuthaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Next Post
Samanta Karavello,vjen seksi në setin fotografik

Samanta Karavello,vjen seksi në setin fotografik








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera