E suksesshmja Miriam Cani ishte dje e ftuar tek “Rudina” në “TV Klan”.
Ajo foli për familjen e saj të re, por edhe për humbjen e nënës së saj e për raportet me pjesën tjetër. Gjatë bisedës në studio Miriam u përlot disa herë. Siç duket, duke e parë të bijën të emocionuar, babai i saj Agim Cani është prekur. Ai ka shkruar disa fjalë që tregojnë mall e dashuri për vendlindjen e për të bijën.
Krahas fotos me artisten ende bebe publikuar nga “express” ai ka shkruar: “Jemi pak për të humbur e për t’u asimiluar ne shqiptarët. Atdheu nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për atë… Dashuria për shqiptarinë dhe Shqipërinë jetohet dhe nuk mesohet… foto me Miriamin e vogël. Ajo tani është me Amelinë…”/ revistawho.com