Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Afërdita Dreshaj rrëfen propozimin për martesë: U ul në gjunjë dhe më tha…

01/01/2018
in Intervista, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Afërdita Dreshaj rrëfen propozimin për martesë: U ul në gjunjë dhe më tha…

Propozimin e saj për martesë, do ta kishin zili shumë vajza… Dhe jemi të bindur që e kanë! Tamam siç e kemi parë në filma, këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj mori pyetjen më të rëndësishme të jetës nga njeriu që dashuron, nën dritën e yjeve, rrethuar nga qirinj dhe trëndafila, në tarracën e një hoteli luksoz, në një prej qyteteve më të bukura të botës, Pragë.





Një natë plot emocione, që siç thotë Afërdita, as në ëndrrat e saj më të bukura nuk e kishte imagjinuar ashtu. Po çfarë i tha Kubi? Çfarë ka mësuar tani që surpriza mbaroi për përgatitjet e tij? Si është unaza dhe si do të jetë dasma? Afërdita përgjigjet për të gjitha në një intervistë ekskluzive për “revistawho.com”.


Katër vite dashuri, marrin më në fund PO-në e shumëpritur në një atmosferë fantastike, si në filma… Si u ndjeve gjatë asaj surprize?

Ishte një natë magjike… As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment. Kubi njihet si partneri i surprizave, por kjo ishte më shumë se çdo gjë, një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime.

Sa ditë kishte ai që përgatitej?

Ai kishte që prej shtatorit që mendonte dhe punonte për këtë surprizë. Unaza ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për mua në SHBA dhe kërkonte disa javë realizimi.

Nga ana tjetër është marrë me të gjitha rezervimet. Zgjodhi hotelin ku kemi qëndruar herën e parë kur unë kam ardhur në Pragë, “Four Season” dhe donte me çdo kusht që të më propozonte aty, sepse ai vend ka një kuptim për ne të dy.

Kishe nuhatur diçka?

Nuk kam ditur asgjë… Ai më solli Jehonën (motrën) surprizë, si një dhuratë për Krishtlindje, por edhe aty kishte diçka të fshehur, sepse ajo solli unazën që ishte bërë gati tashmë në Amerikë, ndonëse unë kam menduar gjithë kohën se Jehona ishte surpriza ime e festave… Por edhe ajo ishte bashkëpunëtore në këtë surprizë.

https://revistawho.com/wp-content/uploads/2018/01/Aferdita-Porpozimi.mp4

 

Çfarë të tha Jakub para dhe gjatë propozimit?

Ai më tha kemi një darkë për Krishtlindje të enjten, pra atë natë. U bëra gati, darkën e mbaruam dhe kur ishte momenti i ëmbëlsirës, Kubi u largua me pretekstin se do të shkonte në tualet. Unë po shihja menunë kur erdhi menaxherja dhe më tha “kam një mesazh për ty, eja pas meje”. Unë u frikësova pak, mendova se mos i kishte ndodhur diçka, por ajo më tha të mos shqetësohem. Hipëm në ashensor dhe u hap dera, prej daljes nga ashensori deri në tarracë më drejtoi një rrugë e krijuar me petale trëndafili. Kur dola, pashë gjithçka si në filma dhe Kubin që u ul në gjunjë dhe më tha: “Afërdita Dreshaj, gruaja e ëndrrave të mia. A dëshiron ti që ta kalosh pjesën e mbetur të jetës me mua dhe të bëhesh bashkëshortja ime?”

Une në ato momente nuk i përmbajta dot emocionet dhe me lot në sy i thashë “PO”.

Unazën e kish dizenjuar Kubi? Sa karat është diamanti?

Unazën e kishte dezajnuar ai dhe nuk mendoj se ka rëndësi sesa karat është diamanti. Është diamanti i zemrës sime dhe do të ishte kështu edhe nëse nuk do të ishte një gurë shumë i çmuar.

Kur do të kemi dasmë?

Dasmën nuk e dimë akoma, po shijojmë këtë moment të bukur dhe po festojmë për momentin.

Si e mendon dasmën tënde?

Dasma do jetë një ‘destination wedding’ dhe normalisht me njerëzit tanë më të afërt…

Në këto katër vite, çfarë të ka bërë të dashurohesh marrëzisht me Kubin?

Kubi është në të vërtet diamanti më i rrallë në të gjithë botën… Është i kuptueshëm, me zemër dhe mendje të pastër, më do për çdo gjë që kam, nga më e keqja dhe deri te më e mira…

Do të keni ju një familje me shumë fëmijë?

Për fëmijë kemi kohë, kemi diskutuar shpesh për këtë, por këto gjëra nuk janë në dorën tonë. Do të kemi aq sa ta ketë shkruar Zoti. / revistawho.com

Tags: aferdita dreshajDashuriJakub KindlmartesaPragePropozimiRevistaWho
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Next Post
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera