Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Kastro Zizo: Më doli situata jashtë kontrollit, ‘ajo’ nuk ekziston

31/12/2017
in Intervista, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Kastro Zizo: Më doli situata jashtë kontrollit, ‘ajo’ nuk ekziston

Nga revistawho.com





Njihet si njeriu i të “papriturave”, njeriu që guxon t’i thotë troç të gjitha. Prej disa ditësh pjesë e lajmeve rozë për një fejesë të mundshme. Bëhet fjalë pikërisht për kantautorin Kastro Zizo. Jo më larg se para dy ditësh u përhap në çdo media elektronike lajmi se Kastro do të fejohej dhe e gjitha kjo nisur nga një njoftim i shpërndarë prej tij në numrat e shokëve dhe kolegëve. Të gjithë mbetën të habitur, por nga ana tjetër të gjithë e besuan, sepse ishte një njoftim zyrtar nga veë këngëtari.

E kur miqtë dhe të afërmit u mblodhën për fejesën, personazhet kryesorë, Katro dhe “e fejuara” e tij e ardhshme mungonin. Stafi i resortit ku do të mbahej fejesa i njoftoi të ftuarit se gjithçka ishte anuluar mëngjesin e djeshëm (e shtunë, 30 dhjetor). U duk si një lojë, por më pas pati një reagim nga vetë Kastro sipas të cilit lajmi dhe gjullurdia e krijuar ishin thjesht një “alarm i rremë”, sepse “WhatsApp”-i i tij kishte qenë i hakeruar.


Pas këtyre fjalëve, njerëzit, miqtë e Katro Zizos u indinjuan edhe më shumë, sepse kjo tashmë ngjante si një lojë e dirigjuar prej tij. Por a ishte lajmi i fejesës vërtet një lojë e këngëtarit apo diçka shkoi keq? A ndihet Kastro fajtor para të tjerëve dhe çfarë ka për të thënë për të gjithë të afërmit e tij që ndihen “të zhgënjyer” nga kjo histori? Këto dhe shumë të tjera mund t’i gjeni në këtë intervistë ekskluzive të “revistawho.com” me vetë personazhin kryesor të gjithë kësaj ngjarje, në të cilën sërish shumë pikëpyetje nuk marrin përgjigje…

Kastro çfarë ndodhi në të vërtetë? Pse u anulua fejesa? Të la ajo?

Në të vërtetë “ajo” nuk ekziston. Ashtu rrodhën gjërat dhe në një moment dolën jashte kontrollit. Në fakt duhet të kisha lajmeruar, por fati i keq që në orët e para humba dhe telefonin dhe kur u zgjova ishte tepër vonë.

U zure me të (të fejuarën)? Jeni ndarë tani?

Kur ta “gjej” të fejuarën do filloj të zihem… Deri atëherë zihem me veten.

Po ky varianti i “WhatsApp”-it të hakeruar çfarë ishte?

Gjysmë i hakeruar… sepse lojën e vazhdoi dikush tjetër.

Çfarë ndodhi që dolën gjërat jashtë kontrollit? Pse u bë gjithë kjo, nëse “ajo” nuk ekziston? Kush është ky dikushi tjetër që vazhdoi lojën? Se gjithcka është kaq enigmatike…

Çdo gjë iku tani…

Nuk pate mundësi t’i njoftoje të gjithë të ftuarit përpara se të shkonin në vendin e festës?

Duhet ta kisha bërë, por ashtu rrodhën gjërat… Ja, më kanë sharë shumë.

Çfarë do bësh për të kërkuar falje? Sepse kishte nga ata që kishin lënë përgatitjet e fundvitit për të qenë në festën tënde, siç pashë të tjerë që kishin blerë dhurata…

Jam i gatëshëm për shumë për të kërkuar falje. Për këtë më bëhet qejfi, sepse tregon që te njerëzit kam rëndësi… Sa për mosnjoftimin që duhet të kisha bërë më vjen vërtetë keq.

Një miku yt më tha që nuk ishte i saktë emri i të fejuarës… Mos ishte lojë e jotja e gjitha kjo?

Vetë jeta është një lojë e madhe…

Çfarë pret nga 2018-ta dhe çfarë do sjellësh ti për publikun?

Unë pres shumë dhe do jap shumë, në media dhe muzikë. Nga 2018-ta pres një dashuri të madhe dhe pse jo një martesë e vërtetë… Këtë rradhë s’do më besojë më njeri, por s’ka gjë, do jetë një ceremoni private… / revistawho.com

Tags: Eraldo RexhofejesaintervisteKastro ZizoRevistaWho
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
5 rrugë për të pasur një fillim viti plot pozitivitet dhe relaks

5 rrugë për të pasur një fillim viti plot pozitivitet dhe relaks








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera