• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

INTERVISTA/ Kënga më e komentuar e javës, Ardit Çuni rrëfen bashkëpunimin me Danielën

Këtë javë në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike’ u prezantua kënga më e përfolur e javës “Qaj”. Projekti vjen si një bashkëpunim i këngëtarit Ardit Çuni dhe konkurrentes së ‘The Voice Kids’, Daniela. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe shumë shpejt ka arritur me mijëra klikime në ‘Youtube’.
“Qaj” është një baladë e ndjerë, e cila preku zemrat e të gjithëve me tekstin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm të dy këngëtarëve.
Në një intervistë të shkurtër për “RevistaWho.Com”, Arditi ka treguar disa detaje nga bashkëpunimi.

Si lindi kjo ide, ky bashkëpunim?

Ideja lindi nga një përjetim shumë emocional i imi personal në momentin kur pashë audicionin e Danielës. Mendoj që ka talente pafund në Shqipëri të cilat mundësitë i kanë të pakta për të vazhduar rrugën e muzikës dhe kjo ka qenë një ndër ndjesitë e para që më ka dhëne Daniela me zgjuarsinë e saj. Unë kam qenë një ndër ata që në fillimet e mia nuk kam patur mundësi për të bërë muzikë, por me të gjitha vështirësitë ja kam dalë dhe sot dua t’ja jap Danieles këtë mundësi që unë se pata dikur.

Ju vini për herë të parë me një baladë, si ndiheni?

Kam pritur prej vitesh të kem një balade shpirti dhe mendoj që ky ishte momenti i duhur që të bëja një reflektim në karrierën time. Ndihem i mbushur dhe i lumtur që mund të jap një mesazh.

Çfarë synoni në “Këngën Magjike”?

Synimi im i vetëm është të shpërndaj mesazhin për të cilin kam krijuar dhe këngën. Të gjithë kemi nevoje për dashuri, për suport. Në fund të fundit nuk është e thëne të jetë vetëm monetar.

Një këngë me muzikë të Samantës, mike e ngushtë e juaja dhe tekst i Fifit, i keni zgjedhur me qëllim emrat e bashkëpunëtorëve shumë të famshëm?

Unë kam punuar edhe me emra ndërkombëtarë, duke filluar me fituesin e ‘Eurovizion-it’ e më tej, por kisha nevojë për njerëz të cilët më njihnin më mirë dhe më ndjenin më mire. Është fat të kem marrë pak nga arti i Samantës, një artiste e cila ka treguar që çdo baladë e kthen në hit dhe pena e Fifit, e cila me tekstin e saj bëri njerëz te qajnë./revistawho.com