Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA/ Mes dashurisë, ëndrrave dhe pritjes së ëmbël, ky është viti i Einxhel Shkirës!

11/12/2022
in Intervista, Kryesore, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 7 mins read
A A
INTERVISTA/ Mes dashurisë, ëndrrave dhe pritjes së ëmbël, ky është viti i Einxhel Shkirës!

Foto e kopertinës: Fjoralba Kryemadhi Hair: Sezer Hairstyle & Make Up: Henri Gjata Styling: Einxhel Shkira, TheMilkyWay.Al Intervista nga: Manjola Markola





Jeta është rrugëtim befasues, i bukur, i pastër, i çiltër, është rrugëtim me fjalë, me heshtje, me vendime, të papritura, me dashuri dhe me rrahje zemre që e ruajnë në dimensionin e plotë të saj. Përmes jetës ne njohim, veten, të tjerët, ne njohim botën motori i të cilës është vetë ajo. Krijojmë kujtime, endemi në oqeane me miliona pyetje, përgjigjet e të cilave i marrimë përgjatë viteve. Janë disa destinacione që na përfaqësojnë dhe ndryshojnë, duke u bërë udhërrëfyes, duke krijuar vetë jetën. Ashtu si me Einxhelin, vajzën guximtare që e përjetoi furishëm një përvojë e që padyshim do të ndryshonte gjithçka për të. Einxheli, foli, guxoi, qau, qeshi, u rrëfye, u dashurua dhe sot kur ka kaluar vetëm pak kohë nga harku kohor i 365 ditëve, ajo është një etapën më të bukur të jetës, pret të bëhet nënë. Bashkë me Dagzin po jetojnë në përrallën më të bukur të dashurisë, në realitetin që do t’i shoqërojë përgjithmonë. Në një rrëfim ekskluziv për revistën “Who”, Einxheli ka zbuluar emocionet ditëve të para kur zbuloi shtatzëninë, të muajve që kaluan, marrëdhënia me Dagzin. Do të jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë? Ky vit nuk mund të ishte më i ëmbël për Einxhelin…

 


Cila ishte panorama që gjete kur dole nga “Big Brother”, nga publiku, nga familja, nga marrëdhënia me Dagzin?

Ishte panorama perfekte, ajo që mendoja se nuk ekzistonte, e nuk do ta shijhja kurrë, sidomos nga publiku që shpesh më kishte lënduar me gjykime që nuk i meritoja dhe më në fund kur dola, isha e lirë sepse më njihnin për atë që realisht jam dhe më donin kështu si jam. Po ashtu edhe marrëdhënia me Dagzin ishte gjithçka siç e kisha përfytyruar ato ditë që e përjetova mbyllur aty brenda. Ishim po ne, të njëjtët me njëri-tjetrin dhe jashtë. Ndërsa familja, as nuk e mendova kurrë që do të humbisnin besimin dhe krenarinë që i lashë ditën që hyra brenda.

Si ishte momenti kur more vesh që je shtatzënë, mendimet, ndjesitë?

Unë e kam marrë vesh avash-avash. Testi ishte thjesht një konfrimim i dyshimit, ose më saktë bindjes që kisha se isha shtatzënë. Kështu që thjesht që u emocionova që po ndodhte vërtet, sepse ndjesitë kisha javë që i provoja pak nga pak.

 

U desh pak kohë sa ju ta pranonit publikisht se ishit në pritje të ëmbël, pse kjo zgjedhje, për shkak të supersticioneve se duhet mbajtur e fshehtë derisa të kalojnë 3 muajt e parë që quhen edhe muajt e “rrezikut”, apo thjesht për ta mbajtur larg syve të publikut?

Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të. U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete.

Po kur lajmin e ndatë me familjarët, cili ka qenë reagimi më i bukur?

Me disa prej tyre ka qenë e lehtë, e me disa e vështirë. Mamaja ime ka qenë personi që i druhesha më shumë kur t’i jepja lajmin, për shkak të përjetimeve të saj të saj të forta emocionale. Kisha frikë mos i bëja dëm me lajmin tim “bombastik”, por ndërkohë nuk mund ta mbaja më të fshehtë se barku po rritej. Dhe mund të them që mami ka pasur reagimin më të fortë dhe më të bukur për mua, sepse e kam ndjerë me shpirt dëshirën e saj që unë të bëhesha nënë.

 

 “Ti bën plane, zoti qesh”, por a e kishe menduar një shtatzëni në këto vite?

Ky në fakt është rasti kur thonë “Fjala jote në vesh të zotit”, sepse shkoi fiks në veshin e duhur ajo çfarë doja. Jo vetëm që e kisha menduar pafund, por edhe ëndërruar më shumë se çdo gjë. E në fund dolëm të qeshur të dy, unë dhe zoti.

 

 Si kanë qenë muajt e shtatzënisë, i ke kaluar mes Shqipërisë dhe Kosovës, apo ke qëndruar më shumë këtu?

Për shkak të vizitave mjekësore, më është dashur të jem këtu më shumë dhe të lëviz vetëm kur Dagzi ka qenë tepër i ngarkuar për të ardhur në Tiranë. Nga ana tjetër, jemi munduar ta përjetojmë sa më gjatë afër njëri-tjetrit përvojën më unike tonën, siç ishte kjo e shtatzënisë.

Po familja e re ku do të jetojë, në Kosovë apo në Shqipëri, e keni ndarë këtë pjesë?

Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi present në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tonë.

 Po Dagzi çfarë ka “hequr” nga nepset e shtatzënisë, ke pasur ndonjë neps të çuditshëm, apo situatë “funny” që e mbani mend gjatë këtyre muajve?

Do gënjeja nëse do të thoja se nuk ka vuajtur dhe me mua këto muaj. Është solidarizuar goxha dhe pse unë ushqimin nuk e kam pasur problem, prandaj s’do thoja që ka hequr shumë nga nepset, por i është përshtatur shumë natyrshëm jetës tonë të re ose gjendjes time aktuale. Më pak të dala, më shumë mbrëmje bashkë me mua në shtëpi. Ah po, mund të ketë sakrifikuar ndonjë birrë me shokët për të parë ndeshjet e preferuara, por ne kemi televizor në shtëpi, kështu që nuk e kam penguar në ndjekjen e ndeshjeve.

 Komentet negative, për të cilat shpesh ke reaguar në rrjetet sociale, si i “përballon”, kanë pasur ndikim në gjendjen tënde emocionale të këtyre muajve?

Komentet negative kanë qenë diçka që mund ta kisha evituar, patjetër që po, por zgjodha të mos e bëja sepse kuptova komplet një botë të re bullizimi e keqtrajtimi që i bëhej vajzave shtatzëna, sa më bëri habi si askush nuk ka reaguar më parë. Kështu që nuk doja që unë të isha një “viktimë” më shumë e kësaj situate. Mendoj që kam bërë gjënë e duhur, duke qenë se kjo ua uli pak ritmin gjithologëve dhe gojëve të liga “online”. Por ajo që ka ndikuar ndoshta në dy-tri raste në gjendjen time, kanë qenë titujt abuzues pse denigrues, pavarësisht gjendjes time delikate fizike dhe emocionale. Por me to kam zgjedhur të reagoj në një moment që do të jem më pak e ndjeshme emocionalisht.

Ke marrë një propozim për martesë, kur do të jetë dita e madhe, e keni menduar, keni folur për të, apo prisni lindjen e djalit dhe më pas të mendoni për dasmën?

Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në “Big Brother”, sesa jashtë tij. Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër. Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar.

Një temë shumë e bukur për prindërit në pritje të ëmbël është emri i bebes, si ka qenë për ju, e keni gjetur emrin, kush ka dhënë më shumë opsione deri tani?

O zot, mos ma kujto këtë pjesë se ende më zë paniku, sepse mendoja që do të ishte pjesa më e lehtë për ne të dy, duke ditur sa kreativë dhe origjinalë jemi ne në ide. Por kur qenka puna te fëmija yt dhe jo me një shaka emrash, atëherë çështja u bëka vërtet serioze. Unë kam thënë pafund emra që Dagz ka refuzuar dhe anasjelltas, sepse mesa duket vendet tona pavarësisht se janë shumë të ngjashme, tendencat dhe trendet e emrave, i kanë të ndryshme. Si përfundim, kemi dy-tri opsione që presim të qartësohemi kur të shohim fytyrën e bebit.

Cili është personi të cilit Einxheli i beson më të shumti?

Pas vetes, Dagzit dhe familjes time.

Çfarë i thua djalit tënd në këtë intervistë, të cilën do ta lexojë pas 20 vjetësh?

Ato që do t’i kem thënë çdo ditë të jetës së tij, që e duam pafund, që është lumturia dhe motivi i jetës tonë, se është më i miri dhe kurrë mos të dyshojë te vetja e tij, që të trajtojë miqtë dhe njerëzit përreth vetes ashtu siç do të donte ai të trajtohej, që të respektojë çdo vajzë dhe grua si të jetë nëna apo motra e tij, se jeta është shumë e bukur dhe çdo ëndërr duhet ndjekur e asgjë apo askush nuk mund ta ndalë dhe se lumturia është një rrugëtim dhe jo destinacion. Dhe mbi të gjitha, që ne do të jemi gjithmonë këtu, krah tij ose pas tij, duke e motivuar dhe përkrahur në çdo hap që bën. Ne të dy bir, të donimin ende pa qenë i joni.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!
Breaking News

Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!

01/11/2025
Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 
Breaking News

Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 

13/10/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
“S’mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë”, Georgina në mbështetje të Ronaldos pas humbjes së Portugalisë!

“S’mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë”, Georgina në mbështetje të Ronaldos pas humbjes së Portugalisë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera