Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz! 13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin! 13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Intervista ndryshe e Taulant Xhakës, nga “Audi” te… Skarlet Johanson

22/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Intervista ndryshe e Taulant Xhakës, nga “Audi” te… Skarlet Johanson

Ai është i vështirë për t’u intervistuar. Edhe në momentin kur përpara do të bindet që të ketë një mikrofon, përgjigjet e tij janë tmerrësisht shumë të shkurtra dhe është gjithmonë i prerë në përgjigjet që jep.





Taulant Xhaka e “vuan” pjesën e dhënies “llogari” përpara mediave, mirëpo një e përditshme në Bazel ia ka dalë që të marrë përgjigjet e duhura nga mesfushori shqiptar.

Futbollisti i Bazelit është bërë pjesë e një lloj anketimi të veçantë. Deri në fillimin e fazës së dytë të sezonit, “Baselland Schaftliche Zeitung” e ka bërë shqiptarin pjesë të një interviste me alternativa. Xhaka është vënë përballë dy zgjedhjeve në kategori të ndryshme. Jo vetëm sport, për të krahasuar kampionatet apo lojërat kompjuterike, por edhe në lidhje me makinat apo dhe… femrat e bukura.


Premier Ligën angleze apo La Ligën spanjolle?

Të dyja janë absolutisht ligat kryesore të Europës dhe secila prej tyre ka të veçantat e saj. Megjithatë, unë zgjedh Premier Ligën, jo vetëm sepse atje luan vëllai im, por sepse për mua është kampionati më i mirë në botë.

“BMW” apo “Audi”?

Makina e parë që kam parë në garazh ka qenë një “Audi”. Kjo është arsyeja që më bën të zgjedh këtë markë.

Futboll apo DVD?

Preferoj që të shoh futboll. Gjithashtu, ky është profesioni im, përveçse një nga pasionet më të madha.

Kaotik apo fanatik pas rregullit?

Më pëlqen të jem kaotik. Shoku im i dhomës, Renato Shtjefen, mund të këndojë këngë për këtë gjë (qesh…).

Xhaka – Shtefen hotel

“FIFA” apo “Counter Strike”?

Sigurisht “FIFA”! Është dukshëm lojë më e mirë. Nuk më pëlqejnë lojërat e tjera.

Peshk apo mish?

Preferoj mishin.

Skarlet Johanson apo Anzhelin Zholi?

Të dyja janë me të vërtetë femra shumë të bukura, por Skarlet Johanson është sigurisht zgjedhje më e mirë.

Skarlet Johanson

Këpucë apo atlete?

Varet nga moti dhe sigurisht nga aktiviteti që do të kem. Mirëpo, përzgjedhja e parë janë atletet, sigurisht që janë më të rehatshme.

Pingpong apo bilardo?

Preferoj pingpongun si lojë, sidomos meqenëse jam më i miri nga ekipi im në këtë lojë./panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!
Breaking News

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!

13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Next Post
Shakira publikon video të ‘turpshme’, ja si reagon Pique

Shakira publikon video të 'turpshme', ja si reagon Pique








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera