Nga Suada Daci
Ajo është një nga ato vajza që ka guxuar duke eksperimentuar në fusha të ndryshme të artit. Aktrimi, kënga, prezantimi, modelingu janë zhanret që plotësojnë më së miri figurën e saj si showgirl. Këtë periudhë Klea Huta është angazhuar maksimalisht me Kënga Magjike ku sëbashku me Alar Band konkurrojnë me këngën “Amla”, e cila është mirëpritur nga publiku. Në një intervistë për revistawho.com Klea na tregon gjithçka rreth projektit të saj të ri, planet e prezantimit, jetës private, etj…
Klea pse zgjodhe Alar Band dhe jo një këngë solo për të marrë pjesë në Kënga Magjike?
Sepse ishte thjeshtë e shkruar që të ndodhte kështu dhe jo ndryshe, gjë për të cilën jam shumë e lumtur. Nuk do kisha dashur asgjë të ishte ndryshe.
“Amla” një këngë shumë gazmore më duket mua apo të rri shumë mirë si stil?
Falë kompozitorit dhe producentit Elgit Doda tashmë unë kam një këngë, me një stil që më karakterizon!
Veshja jote është komentuar gjithashtu në rrjetet sociale ishte zgjedhje e jotja apo e kuron dikush imazhin tënd?
Në këtë kompeticion imazhi ynë është kuruar nga stilisti Joni Peçi. Sigurisht me pëlqimin e përbashkët ramë dakort që të sillnim atë veshje në skenë, e cila ishte brenda stilit të këngës të djemëve dhe unë ndjehesha komode.
E keni menduar performancën e netëve finale në Pallatin e Kongreseve apo është shpejt akoma?
E kemi lene për pak më vonë.
Di që aktualisht i ke thënë “jo” projekteve në teater i je përkushtuar më shumë televizionit?
Në fakt është e vertetë. I kam thënë “jo” teatrit sepse tani ishte një tjetër moment. Dhe ishte një kohë që e kisha rezervuar pikërisht për ‘Amlën’ time.
Klea kemi venë re që ti i bën të gjitha, muzikë, prezantim, teatër. Ku ndihesh më e sigurt?
Është njësoj sikur të pyesësh një nënë, cilin nga fëmijët ke edukuar më mirë ose do më shumë. Më besoni jam rritur me këtë.
Ke ndonjë pritshmëri për Kënga Magjike, duhet thënë që në këtë spektakël konkurrenca është shumë e fortë?
Pritshmëria ime e madhe dhe e vetme është vetëm që publiku ta këndoje këngën me ne në gjysëmfinale.
Le të flasim pak për Maratonën e Këngës si ishte si eksperiencë për ty?
Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe shumë ndryshe nga emisionet në studio, që kam moderuar deri më sot. Ishte një emocion ndryshe, real, i prekshëm. Kam kaluar një nga verat më të bukura të jetës time.
“Amla” ka qenë e parashikuar që atë periudhë apo ke lindur me vone si ide?
Ideja për bashkëpunim ka qenë e hershme, ne jemi miq që në periudhën e fakultetit të “Universitetit te Arteve”. Dhe më pas erdhi “Amla”!
Do të vazhdosh të jesh moderatore e “Gjeniut të vogël”?
Është diçka që do e bëja gjithë jetën!
Nga të gjitha eksperiencat televizive që ke patur, cila ka qenë ajo që ke shijuar më shumë dhe që do më shumë?
Edicioni i 6-të i “Gjeniut të vogël” ka qenë magjia e parë mua. Nuk do ta ndërroja me asgjë.
Dhe për fund a është e dashuruar një bukuroshe si Klea Huta?!
Marr shumë “amëlsi” nga njerëzit që më rrethojne si mundem të mos kem dashuri. Jam plot me dashuri.