Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Intervista/Mozzik: Unë duet… vetëm me Jay-Z

08/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Intervista/Mozzik: Unë duet… vetëm me Jay-Z

Mos më thoni që ndonjërit prej jush nuk i ka rënë rasti të dëgjojë qoftë edhe një herë këngën “Cocaina”, “Tony Montana” apo edhe “Dhezu”. Të gjitha këto janë projekte që mbajnë vulën e reperit dhe tekstshkruesit, Mozzik. Ai ka qenë një ndër këngëtarët më të komentuar dhe me më shumë koncerte, ç’ka e bën edhe më të dashur për publikun. Në këtë intervistë të parë për revistawho.com reperi nga Kosova na rrëfen gjithçka na ndodhur me jetën e tij gjatë kësaj vere si dhe projektet e e tij të ardhshme muzikore.
Mozzik ke kaluar një verë plot hite e koncerte, si ndihesh?
Ndihem mirë normalisht, se tani nuk kam më ëndrra por po i shijoj ato. Por shiko nëse puna është çdo vit më e madhe dhe e saktë dhe nëse publiku e pëlqen atë, atëherë suksesi vjen natyrshëm.
Çfarë të dallon ty nga reperët e tjerë të estradës?
Hmmm… Të gjitha zëri, teksti, veshja etj. Çdo artist ka mënyrën e tij jetësore.
Displaying IMG_3878.JPG
A të ka ndryshuar fama, të ka bërë më mendjemadh?
Më ka ndryshuar por nuk më ka bërë mendjemadh. Padiskutim që ka kriza dhe batica- zbatica, por të gjitha kalojnë nëse je i vetëdijshëm çfarë po ndodh me jetën tënde.
Hitet e tua kanë shumë klikime në you tube, i ke të vërteta ?!
( Qesh) Nuk janë të vërteta, janë mëse të vërteta.
Cilin nga hitet e krijuara këtë periudhë do cilësoje më të suksesshëm?
Padiskutim që “Cocaina”.
Ti je një tekstshkrues shumë i mirë. Si është më mirë të shkruash për veten apo për të tjerët?
Për të krijuar për veten e kam më të lehtë sepse jam unë, ndërsa për të tjerët pak më të vështirë pasi duhet të hyj në lëkurën e personit dhe ta ndjej.
Displaying IMG_3881.JPG
A ke ti një reper të preferuar shqiptar me të cilin do doje të bëje një duet?
Po kam, Jay-Z (qesh).
Këngët e tua pëlqehen dhe kritikohen. Si bashkëjeton  Mozzik me kritikat?
Janë pjesë e punës edhe kritikat. Për mua lëvdatat dhe kritikat janë të dyja të pranueshme.
Si është jeta e Mozzik jashtë muzikës?
Shumë normale, dashuri, respekt, punë…
Ju jeni dy vëllezër repera sa ju mbështet familja juaj?
Në fillimi kemi marrë kurajo prej tyre, që vazhdojnë ta bëjnë edhe në ditët e sotme.
A jeni xheloze për suksesin e njeri-tjetrit?
Jo përkundrazi po gëzohemi për njëri-tjetrin.
Tani që je bërë i famshëm si e ke marrëdhënien me femrat…
Nuk e përdor famën si mjet lëvizës me femrat. Mendoj se ato janë pjesë e jetës.
A është Mozzik i dashuruar?
Kam shumë gjera në jetë që i dashuroj, nuk di nga t’ia filloj…
Ke menduar të bësh karrierë ndërkombëtare në të ardhmen..
Nëse vjen patjetër që po.
Ke ndjerë xhelozi nga kolegët e showbizit, pasi ti ke hyrë shumë fuqishëm në treg?
Xhelozia është sëmundje, ata që e kanë ndaj meje do zoti e bëjnë më mirë.
Projekti i ardhshëm muzikor do të i afërt?
Po këtë periudhë kemi shumë projekte muzikore, (qesh).





ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Landi i West Side Family fjalë zemre për djalin e Dr.Florit (FOTO)

Landi i West Side Family fjalë zemre për djalin e Dr.Florit (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera