Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

INTERVISTË/ Alban Skënderaj: Nuk të duhet një koncert për të ndjerë dashurinë e publikut, Miriami mbështetja më e madhe

03/03/2018
in Breaking News, Intervista, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTË/ Alban Skënderaj: Nuk të duhet një koncert për të ndjerë dashurinë e publikut, Miriami mbështetja më e madhe

Intervista/Alban Skënderaj:





Nga Suada Daci

Shumë këngëtarë e kanë të vështirë të fitojnë zemrat dhe vëmendjen e publikut, por ky nuk është rasti i Alban Skënderajt. Përballja e parë me skenën rezultoi një sukses për këngëtarin e hitit “Vetëm ty”, i cili fitoi jo vetëm çmimin e parë por mbi të gjitha dashurinë e publikut shqiptar…


Dhe ja ku jemi sot 13 vjet më pas Alban Skenderaj rikthehet në Pallatin e Kongreseve me një karrierë të suksesshme, plot hite e çmime dhe me të parin koncert recital “live” të këtyre përmasave gjigande. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar do të shoqërojë për tre net radhazi artistin e mirënjohur, që do të sjellë një tjeter atmosferë në këtë fillim marsi të ftohtë. Edhe këtë herë publiku është krah Skënderajt, pasi biletat për koncertin e tij u shitën në kohë rekord.

“Lart e Poshtë” ka realizuar një intervistë me artistin e njohur, i cili na rrëfen emocionet përpara natës së parë të eventit të shumëpritur…

Si do të jetë i ndërtuar koncerti, do të kesh interaktivitet me publikun?

Unë jam epiqendra e këtij koncerti pasi është e gjithë historia ime, e jetës sime, e pikënisjes sime deri më sot. Patjetër që interaktivet do të ketë, unë këtë e bëj gjithnjë në salla të vogla e të mëdha. Pjesë e rëndësishme do të jetë përfshirja e publikut, rrëfimi, bashkëbisedimi, por kjo duhet të vijë në mënyrë spontane, i duhet lenë pak hapësirë spontanitetit.

Ky është koncerti juaj i dytë recital, por i pari këtyre përmasave, a është e vështirë të bësh një event të tillë?

Është një miks vështirësish, që nga aspekti financiar, duhet të jesh bashkëproducent i eventeve të tua, pasi nuk mund të presësh që të ti bëjnë të tjerët dhe ti të bësh thjesht artistin. Sfidat janë të mëdha kërkojnë shumë vullnet, besim, vizion, kërkojnë edhe të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin tënd sepse s’mund të jesh matematikor.

Biletat janë shitur në kohë rekord, është kjo arsyeja që do të jetë tre net?

Po kjo ishte. Nisi për një natë u bënë tre net. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, na dha kënaqësi por edhe shumë përgjegjësi.

E ndjen që publiku të do?

E ndjej dashurinë e njerëzve, është ushqimi bazë me të cilin unë marr forcë dhe energji. Por nuk duhet një koncert për ta ndjerë këtë, unë e ndjejë përgjatë gjithë kohës, në çdo çast. Ky le të themi është një kurorëzim, është një vulë e raportit tim me publikun që është gjithnjë suportues dhe besnik.

Do të ketë hite të tua ndër vite në këtë koncert, apo edhe këngë të reja?

Do të ketë këngë të reja dhe të vjetra. Do të jetë i gjithë repertori im, dhe jam përpjekur të bëj një kolazh me këngët më të dashura, në mënyrë që të ketë hapësirë për të gjitha. Muzikalisht do të jetë një koncert shumë i larmishëm.

Miriami besoj është në çdo hap me ty, por a do të ngjitet edhe ajo në skenë krah teje?

Kemi disa surpriza që nuk zbulohen dot, por gjithsesi Miriami është gjithnjë me mua në këto lloj eventesh, edhe tani që po flasim është këtu afër meje. Është mbështetje shumë e madhe për mua artistike, pasi është artiste vet. Prezenca e saj është e domosdoshme për mua, në një event të tillë.

Besoj është e para që duron edhe ndonjë nervozizëm tëndin?

I merr dhe ato bashkë me të mirat, ashtu siç i marr dhe unë kur ajo ka ngarkesë dhe stres. Kjo është ti gjendesh afër partnerit në momente të mira dhe të këqija.

Po Ameli do të jetë në sallë për të të ndjekur?

Nuk e di edhe po edhe jo…

Alban mund të kalojnë shumë vite, por ti do të njihesh gjithnjë si këngëtari i hitit “Vetëm ty”. Ti vet si e ke raportin me këtë këngë, të është mërzitur?

Ajo është impakti i parë, është dashuria e parë. Ishin rrethanat, momenti i duhur por ajo është një këngë me vlera në repertorin tim pasi është një këngë e sinqertë, e bërë me frymëzim të pastër edhe mbetet ende një poezi në repertorin tim. Patjetër që unë e kam kënduar shumë, por nuk jam në fazën që më është lodhur. Është një kulminacion në çdo event që unë bëj.

E ke menduar pjesëmarrjen në ndonjë kompeticion artistik, apo s’do të të shohim më në skena kompetitive?

Në këtë moment jam i ftohtë nuk shoh interes për festivalet. S’dua të vihem në garë në këtë moment të jetës sime. Është pak e siktleshme, pasi sot çdo artist është unik në llojin e tij.

A e di Alban Skënderaj vendin e tij në muzikën shqiptare?

Jo, kjo është një gjë duhet ta thonë dhe ta të tjerët. Unë vazhdoj të ushqej ata që ushqehen me muzikën time. Historia do kohën e vet… /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/Bf0lzlADi4U/?taken-by=larteposhte

Tags: alban skenderajHapeseira e nje endrreinterviste
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
Next Post
Rita Ora sjell në treg linjën më të re të veshjeve

Foto/ Rita Ora nxjerr në treg linjën e veshjeve “Roara Republic”, ja si duken disa prej tyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera