Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Intervistë/ Martohet “Aja”: Po realizoj ceremoninë e ëndrrave”

01/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Nga Suada Daci





Në 30 qershor kemi dasëm… dhe e dini kush martohet?!… Rudina Dembacaj aktorja juaj e dashur e humorit. Ndonëse është shkëputur nga ekrani të gjithëve i mungojnë personazhet dhe rolet e saj komike si, Aja, personazhi i Jozefina Topallit, etj.

Por le ta shkëpusim pak aktoren nga profesioni i saj (shyqyr se ajo nuk flet për jetën e saj private) dhe le të flasim për këtë moment shumë të rëndësishëm në jetën e një vajze, martesa.


Për Opinion.al Rudina tregon për herë të parë detajet e dasmës, të ftuarit, muajin e mjaltit dhe dashurinë e madhe që ka për të fejuarin e saj, Aleksin…

1. Rudina nuse, ke ndopak emocione?

Po, kam shumë. Gjithmonë kam dashur të bëhem nuse, të bëj një dasëm të madhe. Mezi po pres.

2. Është i bukur fustani i bardhë, se ne femrat vdesim për këto detaje?

Po, shumë! Janë dy fustane. Kryesore për mua ishte, të ishin të rehatshëm. Jo si princeshë, se ku e gjeta princeshllëkun?! Nga Kelmendi që jam. Origjina ime ka nxjerrë vetëm Norën e Kelmendit, domethënë luftëtare. Nuk marr dot pushkën, si Nora po do jem nuse shqiptare me zemër e plot lumturi.

3. Kujt ja ke besuar ceremonine tënde të dasmës?

“Ami Event”, patjetër. Më ktheu imagjinatën në realitet.

4.Do të bësh një dasëm të madhe apo do të jetë një ceremoni e vogël martësore?

Dasëm të madhe, mbi 300 veta. Do kem “live” 2 këngëtaret e mia të preferuara. Po realizoj dasmën e ëndrrave.

5. Është tradicionale Rudina, pasi me Aleksin kishe kohë që bashkëjetojë. Mund të kishe zgjedhur të mos martoheshe?

Mund të mos isha martuar, patjetër.  Sidomos ceremoninë në altar nuk do ta bëja kurrë, pa u menduar shumë mirë. Aleksi nuk refuzohet! Është dashuria ime e vërtetë.

6. A e ndihmon bashkëjetesa një çift për ta njohur më mirë njëri-tjetrin?

Po, shumë! Sa filluam bashkejetesën, vdiq fare për mua. Ka të drejtë, të betohem! (qesh)

7. Ku do ta kaloni muajin e mjaltit?

Udhëtimet janë sektor i Aleksit, më la me valixhe në shpinë! Për muajin e mjaltit në jug të Francës thotë. Të jetë për mua, shtrihem në Jal ohohooooo…

8. Rudinë njerëzve ju mungon shumë në ekran, do të rikthehesh në shtator?

Do kthehem se s’bën! Unë do plakem humoriste në ekran me sipërmarrjen time.

9. A të mbështet Aleksi në profesionin tënd, pasi ai është inxhinier, ti aktore…

Shumë më mbështet. Të thashë që vdes për mua! Në koncerte, Aleksi është fansi im i zjarrtë.

10. Pak shpejt për të pyetur nëse do ta shtoni me ndonje bebe familjen tuaj, por s’mund të rri dot pa të pyetur … Të pëlqen një familje e madhe…

Patjetër! Ëndrra ime është të bëj 4 djem. Shtëpi pushke! (qesh)…

Tags: ajaMartese
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Këto ushqime ndihmojnë në rritjen e gjoksit

Këto ushqime ndihmojnë në rritjen e gjoksit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera