Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin 15/05/2025
Dua Lipa uron motrën për ditëlindje me një mesazh të veçantë në shqip! 14/05/2025
Puthja që nuk shkoi pa u vënë re – kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?   14/05/2025
Rikthehet “Goca dhe Gra”, ja ish-banoret e BBV që do t’i bashkohen!  14/05/2025
11 fjali që s’duhen thënë kurrë në një lidhje (nëse doni të zgjasë)! 14/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

Intoleranca ushqimore e Isida Mollaymerit, zbulojmë bashkë sekretin e saj për një trup në formë

09/10/2019
in Kryesore, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Intoleranca ushqimore e Isida Mollaymerit, zbulojmë bashkë sekretin e saj për një trup në formë

Të gjitha vajzat e vogla ëndërrojnë për puantet e baletit dhe tutu-të rozë të balerinave elegante… Ne vajzat e mëdha, edhe nëse kemi hequr dorë nga ëndërrimi për puante dhe tutu, nuk mund ta mohojmë se admirojmë e madje “zilepsemi” pas formave fizike e klasit të balerinave profesioniste. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë hanë balerinat për të pasur atë formë fizike?





Ka gojëdhëna që thonë se balerinat hanë pambuk e copa letre për të mos u shëndoshur! Teorikisht dhe praktikisht kjo do të ishte e pamundur. Balerinat nuk mund të kërcejnë nëse nuk kanë muskuj apo energji. Shumica e balerinëve profesionistë mund të hanë ç’të duan dhe të mos marrin asnjë gramë peshë për shkak të muskujve shumë të stërvitur që harxhojnë shumë energji. Ndërkohë një pjesë e vogël e tyre duhet të kenë kujdes me atë ç’ka hanë. Nëse dikush ndjekë një dietë drastike, gjëja e parë që do të humbasë është masa muskulore. Në këtë mënyrë ata nuk do të mund të kërcenin. Balerinët profesionistë janë atletë dhe si të tillë ata kanë muskuj të fortë me fare pak përqindje dhjamore.

Personazhi i muajit në rubrikën “Regjimi ushqimor me një VIP” është pikërisht një balerinë profesioniste e TKOB-së, Isida Mollaymeri. Nëse do të kishte një mbiemër të dytë për Isidën do të ishte pikërisht: Znj.Eleganca! Kushdo që e ka parë nga afër nuk mund të mos admirojë qëndrimin e saj trupor dhe ecjen klasike që ngjan në çdo moment me një vallëzim harmonik, shoqëruar nga tingujt e muzikës…edhe në rrugë!


Isida u paraqit në klinikën FitHealth në ditët e para të shtatorit për të kryer testin e intolerancës ushqimore.  Sigurisht që synimi i saj nuk ishte kryerja e testit me qëllim rënien  në peshë, por minimizimi i problematikave të tjera që ishte si pasojë e ushqyerjes. Në një bisedë mbi zakonet e të ushqyerit me mjeken nutricioniste, ajo rrëfeu për “mëkatet e saj të ëmbla”, që në fakt ishin të përditshme. Pas një anamneze të hollësishme me të gjitha simptomatikat e paraqitura, Isida u drejtua në dhomën e marrjes së gjakut, si një etapë e fundit për këtë takim të parë në klinikë.




Pas 4 ditësh Isida erdhi sërish në klinikë, për të marrë këtë herë rezultatet e testit të intolerancës ushqimore. Ajo rezultoi intolerante ndaj: majasë, laktozës, sheqerit dhe kafes. Në konsultë me mjeken nutricioniste u prezantua me regjimin ushqimor të personalizuar dhe u instruktua nga mjekja për të gjitha detajet e rëndësishme në lidhje me mbarëvajtjen e këtij regjimi.

Në rikontrollin pas një muaji, Isida deklaroi  që pavarësisht vështirësive fillestare që kishte hasur për të mos konsumuar disa prej ushqimeve të preferuara, ndjesia e lehtësimit nga problemet e stomakut që kishte vuajtur deri atëherë, bënte që të superonte çdo vështirësi.

“Çdo ditë është më e thjeshtë se dita paraardhëse dhe tani jam më e vendosur se kurrë për t’i qëndruar regjimit që më ka sugjeruar Dr.Albana, sepse mirëqenia tërësore është më shumë se një trup në formë!”, thotë Isida. /revistawho.com

Tags: albana dakaintoleranca ushqimoreIsida Mollaymeriklinika fithealth
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bella Hadid bën ndryshimin drastik në pamje!
Lajme

Bella Hadid bën ndryshimin drastik në pamje!

13/05/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Aromë, art, magji, “Mission Aldebaran”, instalacioni që mahniti Milanon!
Breaking News

Aromë, art, magji, “Mission Aldebaran”, instalacioni që mahniti Milanon!

22/04/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Del në treg unaza që “lexon” ndjenjat e partnerit?
Lajme

Del në treg unaza që “lexon” ndjenjat e partnerit?

12/04/2025
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, zyrtarisht të divorcuar!
Lajme

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, zyrtarisht të divorcuar!

11/04/2025
Next Post
Erik Lloshi shprehet i revoltuar: Duhet të ketë rregulla, 2.9 milionë shqiptarë po dalin këngëtarë

Erik Lloshi shprehet i revoltuar: Duhet të ketë rregulla, 2.9 milionë shqiptarë po dalin këngëtarë







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera