Apple është duke punuar që të rivalizojë fuqishëm Samsungun pas lançimit të Galaxy S8. Kompania amerikane thuhet se do të sjellë diçka drithëruese në botën e teknologjisë së telefonëve.
Për këtë ata po mendojnë që iPhone 8 të jetë i pari edhe me çmim rekord.
iPhone 8 thuhet se do të dale në treg me çmim 1050 dollarë duke qenë më i shtrenjti nga sistemi Android. Memoria e tij pritet të jetë 256 GB ndërsa pritet të jetë i sofistikuar në çdo aspekt.