iPhone SE pritet të lancohet javën e ardhshme.
Prezantimi i këtij iPhone do të jetë një lëvizje prapa e Apple, duke u kthyer kështu tek madhësia 4 inç, madhësi kjo që karakterizon modelin 5S.
Pjesa e brendshme e celularit do të jetë e pajisur me të gjitha pjesët e iPhone 6S, sipas një raporti të 9to5mac.
Celulari do të përmbajë procesorin e njëjtë, duke përfshirë një çip që lejon zgjimin e Siri-të vetëm duke thënë “Hey Siri” – dhe gjithashtu kamerën.
Kamera do të përfshijë opsionin për fotografi 12 megapiksel dhe incizim të videove në 4K./Ekspres